Lufta në Ukrainë nuk ndalet as në ditën e Pashkëve Ortodokse. Sot lufta arrin ditën e 60-të të saj.
Numri i të vdekurve nga sulmet me raketa ruse në qytetin ukrainas të Odessa është rritur në tetë të vdekur dhe rreth 20 të plagosur.
Rusia pretendon se Kievi po planifikon një operacion provokues me përdorimin e amoniakut në portin Yuzhny, për të fajësuar forcat ruse dhe për t’i akuzuar ata. Një deklaratë që Kievi e interpreton në vend të kësaj si një kërcënim të maskuar si një paralajmërim: prandaj do të jetë Moska ajo që do të nisë një sulm kimik në portin e Odessa, sipas Kyiv Independent.
Presidenti Zelensky deklaroi nga një konferencë për shtyp në metronë e Kievit se Ukraina do të tërhiqej nga bisedimet me Moskën nëse ushtarët të ngujuar në një punishte të madhe çeliku në Mariupol vriten nga trupat ruse dhe nëse Rusia mban një referendum për aneksimin e Mariupolit dhe pjesëve të tjera të vendit të tij.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se ai do të ndërpresë bisedimet me Rusinë nëse vriten ushtarët që po mbrojnë Mariupolin.
Zelensky ka lajmëruar që këtë të diel Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do ta vizitojë Kievin.
Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar vizitën, në të cilën Zelensky thotë se do të jetë pjesë edhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
j.l./ dita
