Prirjet e larta të emigracionit nga Shqipëria pritet të krijojnë mungesa shqetësuese të fuqisë punëtore në të gjithë sektorët e ekonomisë për të gjitha llojet e profesioneve deri në vitin 2030, thotë një studim i fundit i Fondacionit të Trajnimeve Europiane.
Studimi vë në dukje se vendet e Ballkanit Perëndimor, por sidomos Shqipëria do të përballet me një krize të tregut të punës, që po krijohet në mënyre specifike nga emigracioni i lartë i moshave të reja.
Studimi vuri në dukje se brenda periudhës së projeksionit 2020–2030, rezultatet e skenarit bazë tregojnë se, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të përballen me mungesë të fuqisë punëtore për të katër grupet e aftësive ( me arsim të ulët, të mesëm, të lartë dhe profesioneve).
Nga ana tjetër, Bosnje dhe Hercegovina do të përballet me mungesë të fuqisë punëtore kryesisht në nivelin e ulët dhe të mesëm të arsimit, ndërkohë që do të ketë një ofertë më të lartë në tregun e punës në grupin e personave me arsim të lartë.
Në mënyrë të ngjashme, Mali i Zi gjithashtu do të përballet me mungesë të fuqisë punëtore me arsim të ulët në të njëjtën periudhë, por me një tepricë të punonjëseve me arsim të lartë.
Kosova do të përjetojë mungesa e fuqisë punëtore me arsim të ulët dhe me arsim të lartë menjëherë pas periudhës së projektimit, por do të ketë furnizime më të bollshme se kërkesa për punonjësit me arsim të mesëm.
Studimi e konsideron nivelin e lartë të emigracionit si shkaktarin kryesor për deformimet që do të krijojë në tregjet e punës në Ballkan gjatë dekadës në vijim.
Emigracioni i personave me arsim të lartë, nëse është i vazhdueshëm dhe intensiv, siç po ndodh, me kalimin e kohës mund të gjenerojë mungesa të kualifikimesh për punonjësit dhe në varësi të nevojave të tregut të punës. Me kalimin e kohës mund të kthehet kurth për ekonomisë, pasi emigrimi i të arsimuarve sot pengon në të ardhmen e afërt tërheqjen e investimeve të huaja në sektorë me vlerë të lartë.
Shqipëria duket se është më prekur nga fenomeni i emigracionit. Të dhënat e tjera të INSTAT treguan se emigracioni neto (diferenca ndërmjet të ikurve dhe të kthyerve) ishte minus 43 mijë persona me 2021. Studimi i Qendrës Rajonale të Trajnimeve tregon se, largimi i trurit ka qenë veçanërisht dramatik për Shqipërinë, ku 40% e personave me arsim të lartë dhe stafeve akademike kanë emigruar.
Në tre vitet e fundit mungesa e punonjësve është kthyer në shqetësimin kryesor të klimës së biznesit në disa sektorë të industrisë përpunuese. Bizneset pohojnë se, mungesat janë evidente për të gjitha llojet aftësive dhe nivelet arsimore. Problemet më të mprehta po i kalojnë fabrikat e fasonit, të cilat po përballen me një mungesë akute të punonjësve në një kohë që kërkesa për punë nga jashtë është shumëfishuar.
Sipas INSTAT, në total, në vend kishte 36 mijë banorë më pak në janar të vitit 2022, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Por, zhvillimi më shqetësues është fakti që në pjesën më të madhe të kësaj tkurrjeje ka ndikuar rënia e numrit të grup-moshës 20-24 vjeç, që është dhe pjesa më vitale dhe në moshë produktive e popullsisë. Kjo grup-moshë shënoi një rënie me 15 mijë persona, duke ndikuar në gati gjysmën e tkurrjes së popullsisë totale të vendit. Rënia në vlerë është gati tre herë më e lartë se grup-moshat e tjera, një faktor indirekt që efektin më të lartë nuk e kanë dhënë zhvillimet natyrore të popullsisë, por emigracioni.

Monitor
j.l./ dita

Biznesmenët dhe shoku Rama e kanë zgjidhur problemin, së shpejti do të filloj trafikimi i skllevërve nga Bagladeshi dhe Nigeria që simbas shokut Edi
“Janë profesionistë, jo dembela, nuk meren me thashetheme, s’ kërkojnë rroga të larta dhe më kryesorja, nuk flasin shqip, se
po mësuan shqipen …….hëëëëë….edhe ata do të përzihen si edhe shqipëtarët që pothuaj të gjithë kanë emigruar”…….. përveç disa pensionistëve që po bëjnë gati dorzimet nga kjo botë.
Deri ne vitin 2030?!
Keto jane vetem idiotesirat tuaja or ndyraqer! Pse jeni kaq te poshter ju gazetarucet e Monitorit?
Sa eshte panunesia ne Shqiperi? Dini gje ju apo nuk ka me fare panunesi ne Shqiperi? Pse e ulni veten ne nivelin e drogaxhiut Edvin Rama? Edvin Rama thote me hipokrizine e tij qe pune ka por njerezit nuk duan te punojne. Sa i poshter qe eshte Edvin Rama! Po ju pse llapni te njejtat idiotesira si Edvin Rama?
Se duan te hane edhe keta. Endri Fuga paguan.
per kete u punua 30 vjet qe ky vend te çpopullohej dhe ketu te jen 30 familje miliarderash siç jane politikanet brekgrisur para viteve 90 dhe sot njerzit me te pasur ne planet. po pse nuk i duan vendasit sepse keta kerkojn skllever kete metod e bejne te gjith miliarderat marin sherbetor te huaj dhe ekan te ndaluar te mesojn gjuhen eatij vendi ku ven dhe keshtu nuk flasin dot nuk mesojn dot asnje informcion. kurse shqiptaret e din qeedi rrama por te gjith saliu iliri enja 30 familje kan qene pa buksa dhe tani qe jan miliardera nuk u vjen mir tua kujtojn prandaj ndjekin shqiptaret. sindikata nuk ekziston. nje njeri qe e ka hapur biznesin me gji me pun e di çdo te thot punetor dhe ai e vlreson punetorine paguan mir i jep te drejta kurse keta si per shembull ai gjysem metri burr ose gjysem burri me mbiemrin luca u be milioner me dallavere nga politikanet pa pun ai se ndjen dhimbjen e punetorit. pastaj te gjitha çfar kishte ndermmarrje para viteve 90 rran ne doren e krimineleve shumica çam e kosovar i moren pa asnje kontribut dhe keta sdin çeshte puna. nder vite ose shekuj ky popull ka qen kaçak dhe keshtu do vdes kaçak i shtypur i uritur pa te drejta. jo shum vite por para viteve 40 beu ste linte te kishe oxhak dhe tani tall bythen nje skicofren hajdut cinik dhe halbak siç eshte edi rama me nje popull te ter
per kete u punua 30 vjet qe ky vend te çpopullohej dhe ketu te jen 30 familje miliarderash siç jane politikanet brekgrisur para viteve 90 dhe sot njerzit me te pasur ne planet. po pse nuk i duan vendasit sepse keta kerkojn skllever kete metod e bejne te gjith miliarderat marin sherbetor te huaj dhe ekan te ndaluar te mesojn gjuhen eatij vendi ku ven dhe keshtu nuk flasin dot nuk mesojn dot asnje informcion. kurse shqiptaret e din qeedi rrama por te gjith saliu iliri enja 30 familje kan qene pa buksa dhe tani qe jan miliardera nuk u vjen mir tua kujtojn prandaj ndjekin shqiptaret. sindikata nuk ekziston. nje njeri qe e ka hapur biznesin me gjak dhe djers e me pun e di çdo te thot punetor dhe ai e vlreson punetorine paguan mir i jep te drejta kurse keta si per shembull ai gjysem metri burr ose gjysem burri me mbiemrin luca u be milioner me dallavere nga politikanet pa pun ai se ndjen dhimbjen e punetorit. pastaj te gjitha çfar kishte ndermmarrje para viteve 90 rran ne doren e krimineleve shumica çam e kosovar i moren pa asnje kontribut dhe keta sdin çeshte puna. nder vite ose shekuj ky popull ka qen kaçak dhe keshtu do vdes kaçak i shtypur i uritur pa te drejta. jo shum vite por para viteve 40 beu ste linte te kishe oxhak dhe tani tall bythen nje skicofren hajdut cinik dhe halbak siç eshte edi rama me nje popull te ter