Kryeministri Rama ka komentuar ditën e sotme, gjatë prezantimit të nismës së re qeveritare “Shqipëria mirëpret botën” fjalët se Presidente e re mund të përzgjidhet Vali Bizhga nga radhët e PS.
Pyetje: Ju i dhatë Opozitës një javë kohë për të nisur procedurat parlamentare për Presidentin, ju si PS deri kur do ta prisni atë pjesë të PD-së që keni deklaruar se do të negocioni? Keni deklaruar se nuk do të ketë kandidatë nga tuajët, e keni fjalën për deputetët apo dhe për kabinetin tuaj. E them këtë sepse ka dalë emri i shefes së kabinetit tuaj, Vali Bizhga?
“Nëse do të bënim një javë kulture për theshetheme, Shqipërisë do të mbante vendin e parë. Do të doja të mos e shfokusonim vëmendjen nga kjo gjë nismë, na duhet mbështetja juaj, shumë njerëz duhet të informohen në lidhje me këtë nismë, të zgjedhin dhe të marrin pjesë në të gjithë këtë seri javësh që fillojnë sot dhe mbarojnë në fund të vitit, me një ndërprerje, në mes, që është pushimi veror. Ky procesi i Presidentit stimulon vorbullën e thashethemeve. Shumë emra përzihen, madje pa dëshirën e personave fare, siç është rasti në fjalë. Përgjigjia ime është negative”, tha Rama.
j.l./ dita
