Majlinda Kelmendi, triumfuese në Paris

anazapta

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Paris Grand Slam. Xhudistja nga Peja vazhdon të jetë në kulmin e formës dhe e nis vitin 2014 me medalje, ashtu siç mbylli vitin e kaluar. Ajo mundi në finale finlandezen Jaana Sunderberg me ippon. Kelmendi garoi në kategorinë 52 kilogram në Grupin A dhe nuk e pati aspak të thjeshtë rrugën e saj drejt finales. Ajo hyri në garë në raundin e dytë, ku u ndesh me kanadezen Ecaterina Guicam, të cilën e mposhti pa probleme, ndërkohë që në çerekfinale fitoi me mongolen Bundmaa Mukhbaatar. Në gjysmëfinale përballë Majlindës u vu gjermania Mareen Krah, të cilën Kelmendi e mundi me ippon ashtu siç bëri dhe në finale ndaj kundërshtares së saj finlandeze. Në kategorinë 52 kilogramë, Majlinda Kelmendi është kampione e botës, pas triumfit në Brazil vitin e kaluar, si dhe e para në listën botërore të federatës ndërkombëtare të xhudos.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *