Viti 2021 ka shënuar një bum të kërkesave nga organet ligj zbatuese lidhur me persona të dyshuar si të përfshirë në aktiviteteve të pastrimit të parave. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave bën me dije se në drejtim të saj kanë mbërritur gjatë vitit të shkuar kërkesa për informacion mbi më shumë se 6 mijë persona nga Prokuroritë e Policia e Shtetit, të cilave duhet t’u shtohen edhe rreth 1500 të tjera nga KLP, KLGJ, DSIK, Komisionet e Vetting-ut, deri te Banka e Shqipërisë apo Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Gjatë vitit 2021, bën me dije Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, janë trajtuar 212 kërkesa për informacion të ardhura nga DPPSH me të cilat është kërkuar informacion për 2,342 persona. Nga prokuroritë e rretheve dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë ardhur 634 kërkesa për informacion, me të cilat janë kërkuar të dhëna për 3,708 individë, ku DPPPP ka kryer verifikime dhe ka informuar në kohë këto institucione.
Pjesa tjetër e kërkesave për verifikime ka ardhura nga organe të tjera, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me Vetting-un e gjyqtarëve e prokurorëve. Për vitin 2021, DPPPP ka marrë në total nga këto institucione 335 kërkesa me të cilat janë kërkuar të dhëna për 1,441 individ.
Ndërkaq, Viti 2021 ka shënuar numrin më të lartë të raportimeve për raste të dyshuara për pastrim parash në pesë vitet e fundit. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave bën me dije se në drejtim të saj kanë mbërritur 1,581 raportime, me një rritje prej më shumë se 10% krahasuar me një vit më parë. Institucioni bën me dije se raportimet për transaksione të dyshimta janë bërë më së shumti nga bankat, të ndjekura nga noterët dhe institucionet e transfertave të parave e ndjekur nga raportimet nga subjektet noter me 30 % dhe institucionet financiare për transferimin e parasë me 18%./scan
o.j/dita

Keto para te pista hapin vende pune.
Doni te beni DREJTESI ne SHQIPERI, arrestoni dhe shtrydheni Perbindeshin e Vicidolit, dhenderrin e Serbise -Sali Berishen-koken e gjithe te keqijave qe e kercenojne popullin properendimor shqiptar. Po kush ta beje, Arben Llalla qe merret me hetime per para te perdorura, rroba te perdorura dhe masazhiere te perdorura….
Pretendohet per para te pista,kur e gjithe pasuria e “pasnikeve politikane” eshte e dyshimte.Perse njerezit duhet ti vendosin kursimet e tyre ne banke,kur keto jane me grabitqare kundrejt klienteve te tyre.Formalizimi i ekonomise dhe kalimi i pagave ne banke eshte nje kosto shtese(takse e pa deklaruar) qe e merr banka nga individi.Si mund te vendosesh parat ne banke kur per kursimet ne valute banga te mba 2,5 euro ne muaj?Si mund te mbash kursimet ne banke,kur per mbylljen e llogarise te kerkojne700Leke(te reja)dhe ne valute 7 dollare apo5 euro.Grabitja qe bankat bejne me”ligj” te cilin asnjehere nuk ta thone kur hap llogarine ,eshte nje grabitje me permasa te jashtezakonshme.Nuk flasim per kredite qe japin se me ate shkon per te siguruar dicka dhe perfundon pa asgje.E ne keto kushte qytetari hallexhi qysh te veproj?Rastet e pastrimit te parave kerkojne me shume ivestigim nga organet ligjore dhe te mos kujtohen vetem kur parat shkojne ne banke.