Do të dilni nga gjendja konfuze ku ndodheni, shenjat më me fat për sot

anazapta

Dashi
Është sërish një periudhë, në të cilën të reflektoni ndoshta është gjëja më me mend që mund të bëni. Sidoqoftë, java mund të sjellë qetësinë shpirtërore që ju duhet për të bërë një zgjedhje.

Demi
Ndoshta jeni lodhur më shumë, por tashmë që keni arritur majën, keni kohë të pushoni për të rimarrë veten. Keni një javë të tërë për të lënë mënjanë streset e telashet e punës.

Binjakët
Edhe pse është një periudhë ku të gjithë mendojnë apo përgatiten për pushime, juve ju duhet të vazhdoni të jeni të impenjuar në planin profesional. Sidoqoftë, mund të lëvizni gjatë këtyre ditëve.

Gaforrja
Edhe pse kuadri yjor mbi kokën tuaj është shumë i kthjellët, jeni ju ata që nuk arrini të ftillonin dot veten. Ndoshta java ju ndihmon të dilni nga kjo gjendje konfuze ku ndodheni.

Luani
Mërkuri dhe Afërdita edhe sot do të vazhdojnë të jenë në orbita të harmonizuara, por duket se ylli i dashurisë do të jetë edhe ylli që ju ndjek, e ju stimulon gjatë gjithë kohës.

Virgjëresha
Me Marsin kaq “tekanjoz” në shenjë, është normale që dita e sotme të jetë me ritëm skëterre, por edhe me të papritura. Ajo që e bën këtë javë pozitive do të jetë fusha e dashurisë.

Peshorja
Afërdita është në një pozicion shumë favorizues, kështu që ka shumë të ngjarë që kjo periudhe të jetë kryesisht nën shenjën e raporteve ndërpersonale ku nuk përjashtohet një njohje e re.

Akrepi
Edhe Dielli së bashku me Afërditën e Mërkurin do të jetë në një orbitë të “hatashme” për ju, duke “kryesuar” një treshe yjesh që jua bëjnë këtë periudhë mëse të shkëlqyer.

Shigjetari
Pas një periudhe në të cilën keni qenë vërtet mjaft aktivë, ja tek ja mbërrin si me porosi edhe dita ku keni aq shumë alternativa për të zgjedhur, sa nuk dini si të veproni. Mirë erosi.

Bricjapi
Me pak më shumë impenjim mund të arrini të përfundoni një punë të nisur, duke i dhënë vetes, kështu mundësinë për t’iu kushtuar totalisht partnerit apo familjes, sidomos gjatë mbrëmjes.

Ujori
Afërdita vazhdon në orbitën e saj pozitive, duke sjellë stimuj të rinj në planin sentimental, ndërkohë që Marsi në “opozitë” me të do të nxjerrë jo pak pengesa edhe gjatë kësaj dite.

Peshqit
Tensioni dhe nervozizmi i ditëve të shkuara duket se dalëngadalë po ia lënë vendin qetësisë. Është momenti që këtë periudhë ta shfrytëzoni vetëm për të rikuperuar energjitë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *