Shpërdoroi detyrën duke futur sende të ndaluara, arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër

J L

Arrestohet drejtori i komanduar në burgun e Reçit në Shkodër, Ervis Zika.

Zika u vu në pranga nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Gjykata e Shkodrës ka caktuar “arrest me burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

“U ekzekutua urdhëri i Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër me Nr.262 datë 25.04.2022, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg“ dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 238 dhe 240/a të K.Pr. Penale, ndaj shtetasit Ervis Zika“, thuhet në informacionin paraprak.

Zika dyshohet se ka lejuar futjen e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Në lidhje me vjedhjen, ai ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive. Dyshohet se ai ka futur sendet e ndaluara brenda pa kaluar në skaner.

Për abuzim me karburantin po hetohen edhe ish-zyrtarë të tjerë.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Imagjino ca behet, ky burgu ne teori do.mbaje keta qe do arrestoje SPAK. Nderkohe drejtori na qenka hajdut per vete. Futjuni ndonje gjuhe te huaj se ky vend realisht nuk behet me.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *