“Të gjitha të këqijat”, fotografi bjellorus realizon portretin e Putin me foto nga lufta

J L

Fotografi bjellorus, Pavlo Krychko ka realizuar një portret të presidentit Vladimir Putin me 1500 imazhe nga Ukraina, i cili që prej rreth 2 muajsh rresht vijon luftën me forcat ruse.

Pamjet janë të rënda, të papërpunuara dhe tregojnë trupat e plagosur, ndërtesat e djegura, arratisjen nga spitali i fëmijëve në Mariupol dhe kufomat e braktisura në rrugë.

Krahas fotografisë së postuar, fotografi bjellorus ka shkruar se janë të gjitha të këqijat në këtë fotografi.

“Tmerri, dhimbja, vuajtja, vdekja, fatet e shkatërruara, krimet, çnjerëzimi, e keqja janë të gjitha në këtë foto”.

Kujtojmë se, lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 60-të. Tashmë jemi në muajin e tretë të konfliktit përderisa sulmi rus nisi mëngjesin e 24 shkurtit pas urdhrit të Vladimir Putin.

Pak pas fillimit të festimeve të Pashkëve Ortodokse, Odessa u godit nga një sulm me raketa që la të paktën tetë viktima.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një konferencë shtypi në metronë e Kievit të mbushur me njerëz, në të cilën ai përcaktoi dy “vija të kuqe” që do ta bënin atë të konsideronte bisedimet e paqes me Moskën “të dështuara”: Rusia nuk duhet të vrasë ushtarët ukrainas ende të barrikaduar në Mariupol, dhe nuk duhet të mbajë “pseudo-referendum” në zonat e pushtuara.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *