Vasil Mema
Kam nderin dhe obligimin, si krijues por edhe si drejtues i shumë viteve të Ansambleve Artistike të qytetit te Durrësit, për të shkruajtur sot për një nga Debatikasit e LANÇ, për një nga Korifeit e Muzikës Shqiptare, “Artistin e Merituar”, “Mjeshtrin e Madh”, “Qytetar Nderi” i Durrësit, “Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it”, bilbilin e këngës shqiptare, solistin e paharruar Qemal Kërtusha, i cili u nda nga jeta në moshën 91 vjecare me datë 10.03.2022.
Qemali u lind me 27.10.1931 në Durrës, nga një familje e nderuar durrsake, me tradita Atdhetare e cila mbijetonte e varfër në kushtet e rënda ekonomike e shoqërore të kohës. Prindërit e tij Aliu dhe Nuria lindën e rritën tre femijë, dy djem e nje vajzë, por papritur Aliu ndahet shpejt nga jeta, ndaj Nuria mbeti e ve në moshë të re dhe vendosi te rrisë e të edukojë fëmijët e saj me tërë forcat e energjit si një nënë shembullore .
Qemali rritej e shoqërohej çdo ditë mes shokëve te nje brezi me halle e shqetësime , por ndonjëherë edhe këndonte duke i befasuar me zërin e tij të ëmbël dhe kumbues. Pas pushtimit fashist Italian Qemali i inkurajuar nga revoltat popullo re si dhe demonstratat e fuqishme të qytetit te Durrësit, pranohet Anëtar i Organizatës Debatik ku militonte së bashku me shokët: Nikolin Xhoja, Iliaz Reka, Xhemal Kacani, Xhaferr Qesja, Ahmet Ramzoti , Mazllum Reka, Naim Haznedari etj.
Pas çlirimit te Atdheut Qemal Kërtushës iu krijuan të gjitha kushtet e mundësitë për të shpalosur tërë talentin e tij si këngëtar profesionist, duke kënduar ne skenat koncertale brenda dhe jashtë shtetit me një repertor mbi 1000 këngë të gjinive të ndryshme si dhe duke u duartrokitur nxehtësisht nga spektatorët ku ai “detyrohej” shpesh herë të kthehej e të rikthehej sërish ne skenë. Karriera e tij artistike do të fillonte që në vitin 1946 si pjesëtar i grupit artistik amator të qytetit të Durrësit, e me radhë i Filarmonisë në Tiranë, i Ansamblit të Ushtrisë ku ai ndërkohë do bënte mësim kanto me Artisten e Popullit Profesoren Marie Kraja.
Në vitin 1954 rikthehet në Durrës si aktor teatri dhe në vitin 1960 do të emërohet këngëtar profesionit në Estradë. Ne vitin 1962 merr pjesë në Festivalin e Parë te Radios ku këndon 3 këngë: Fëmija e parë, Vashezo, e Mos me qorto. Ai ka kënduar në 17 festivale të Radios me sukses të plotë e i vlerësuar me shumë çmime
Ne vitin 1963 ai realizon Koncertin e Parë Recital të këngës me një repertor të gjinive të ndryshme duke bërë një turne në te gjitha qytetet e vendit, ku ai duartrokitet stuhishëm nga publiku. Ne vitin 1964 Qemal Kërtushës i akordohet titulli i lartë “Artist i Merituar”. Kënga “Te falem i bukuri Durrës” , e kompozuar nga Enver Mara, teksti Hysen Çela është një nga këngët më të arrira të Qemalit, është sinonimi i tij ne qytetin e Durrësit. Po ashtu edhe këngët popullore: “Për midis pazarit të Durrësit”, “Kapedan o djal i ri”, “Mora rrugën për Shijak”,etj. janë kënduar me mjeshtëri të lartë artistike,me ornamentet e nuancat përkatese, me kadencimet karakteristike të këngës popullore të trevës se Shqipërisë së Mesme. Bilbili i ynë i këngës ka udhëtuar anembanë Globit, ne tre kontinente ku ka përfaqësuar Shqipërinë tonë të dashur, duke kënduar edhe këngë ne 12 gjuhë të huaja me një sukses te jashtëzakonshëm.
Ne zhanrin e muzikës vokale, operistike, Mjeshtri i Madh ka pas një pjesëmarrje te gjerë duke filluar që nga romancat, opereta “Agimi” e kompozitorit Enver Mara, opereta “Miqesia” e kompozitorit Pjeter Dungu, opera “Bijte e Skënderbeut” e kompozuar nga Avdulla Grimci e libreti nga Matish Gjeluci, si dhe Kantata “Krahë te Fuqishëm” e kompozitorit Vasil Mema me tekst te Matish Gjelucit. Kënga partizane ka qenë një pjesë e rëndësishme e repertorit të Qemal Kertushës, e cila ka qenë e akumuluar brënda tij gjatë periudhës së lavdishme të LANC dhe se do të zhvillohej e do të këndohej në skenë në vitin 1948 kur ai do të ishte pjesëtar i Ansamblit të Ushtrisë në Tiranë, nën drejtimin artistik të Gaqo Avrazit dhe kompozitorit Nikolla Zoraqi, të cilët kanë ndikuar shumë pozitivisht në formimin e pergjithshëm artistik si këngëtar profesionist.
Qemali tregonte se ka kënduar këngë partizane jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa shtete të botës ku evidentonte, se kur ka kënduar në Bashkimin Sovjetik në Balshoi Teater në Sallën Çajkovski të Moskës, duartrokitjet nuk pushonin dhe se zëri në sallë kishte një “kumbim qiellor”. Qemal Kertushën e kam takuar për herë të parë në vitin 1967 kur po bënte prova me orkestrën e Estradës pikërisht këngën time “Në Ograjë ” e cila kishte fituar Çmimin e Parë në Festivalin e Tretë të këngës në qytetin e Durrësit ku po e këndonte e interpretonte shkëlqyeshëm , por ajo qe me bëri më shumë përshtypje ishte mënyra se si reagoi pasi iu prezantova, afrimiteti, vlerësimi e mbështetja që më dha sikur të isha një i afërm i tij, në një kohë që unë atëhere isha akoma nxënës në Liceun Artistik në Tiranë . Më vonë jemi takuar e bashkëpunuar disa here me grupet artistike të rrethit, sidomos kur kam qenë Udhëheqës Artistik i Ansamblit të këngëve e valleve popullore të qytetit, ku pasi dhame me sukses Premieren në Durrës bëmë një turne shfaqjesh në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Vlorë e Sarandë, e cila u mirëprit me duartrokitje nga publiku, ku biletat në sportele shiteshin menjëherë pasi do të këndonte edhe i madhi Qemal Kërtusha.
Nga viti 2015 e ne vijim deri në vitin 2021 , jam shoqëruar shumë me Qemalin ku shpesh here shkonim në lokalet buzë detit nga Currilat. Ai pinte vetëm çaj të ngrohtë dhe asnjëherë ujë apo pije te ndryshme frigoriferi , pasi kujdesi për kordat e zërit ka qenë vazhdimisht pjesë e jetës së tij. Natyrisht në këto takime miqësore, Qemali vinte si gjithmonë shumë i rregullt, i veshur me kostum, i pastër, i dashur e i sjellshëm, model i një personaliteti me shumë vlera, ku bënim biseda familjare , shoqërore , artistike, kujtime për Durrësin e vjetër e të ri , për LANC, humor etj.
Qemali ishte një familjar i shkëlqyer, i martuar ne vitin 1954 me një vajzë Durrsake Mereme Cerloi, te cilët së bashku lindën e rritën 3 femijë, dy djem e nje vajzë. Ai ishte i lumtur e krenar për familjen që kishte ndërtuar, për Meremen zonjën e artë, për Agimin, Arbenin e Ermirën të cilët u rritën , e u shkolluan, e krijuan familjet e tyre duke e gëzuar gjysh Qemalin me nipa e me mbesa. . Dua te evidentoj se Qemal Kërtusha ka qenë Anëtar i Organizatës së Veteranëve të LANC “Nderi Kombit”, Anëtar i Komitetit te kësaj organizate si dhe i është dhënë titullin e lartë “ Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ”, ndaj ai ishte shpesh herë i pranishëm në aktivitetet që organizonim. Kur kishim program artistik për nder te ngjarjeve dhe datave historike të LANÇ, dy ditë përpara aktivitetit bënim prova si zakonisht në shtëpine time me firzamonikë. Ai, pasi” pinte ilacet”, caj te ngrohtë, një mollë si dhe 20- 30 gr raki rrushi, (të cilën e mbante me vehte) niste të këndonte këngët partizane që i kishim percaktuar në program sipas putpurisë së radhës . Është për t’u nënvizuar se këngët partizane, Qemali i këndonte me një emocion e ndjeshmëri të jashtëzakonshme, me një zë potent e luftarak, duke i theksuar fjalët e rrokjet në motivet marciale e mobilizuese, por krejt ndryshe ne këngët kushtuar dëshmorëve, ku zëri i buronte nga shpirti, nje zë hyjnor i një artisti sugjestionues me mimikë e plastikë të rrallë interpretuese, me një timber vajtues e sy te përlotur.
Dua të theksoj se që nga viti 1948 e deri ne vitin 2020 Qemali i ka kënduar këngët partizane me mjeshtëri te lartë artistike ,duke i ngritur ato në piedestal, si askush tjetër, këto deshmi episodike të rëndësishme të historisë së lavdishme të LANC. Po kështu dua të evidentoj, se kryelartësia me të cilën ai e ngriti Durresin nëpermjet këngës, është dhe do të jetë një nder për te gjithë Durrësakët.
Qemal Kërtusha me siguri do të ketë privilegjin të kujtohet ndër breza edhe në tekstet e historisë së muzikës shqiptare, ku do te rradhitet perkrah Korifejve te Këngës: Vaçe Zela, Avni Mula, Gaqo Çako, Mentor Xhemali, Fitnete Rexha.
Durrës, më 25.03.2022

Do ta kujtojme Qemal Kertushen per gezimin qe shperndanin kenget e tij..Te dua i bukuri Durres eshte romanca me hyjnore kushtuar Durresit nga kompozitori i madh Durrsak Enver Mara,per te cilin Qemali kishte nje adhurim te vecante.
Ne jemi tre.
Dashuroj nje topolake.
Buciste radio ne ato vite
Qemal Kertusha ishte nje civil,nje qytetar durrsak-napolitan,.Sa e adhuronte kengen Napolitane:O Mare Chiaro,,Un Pisciatore,,Undaluan ato kenge nga plenumi 4 i zi i veteraneve te luftes.
Ato kenget partizane,Debatik e organizata veteraneve te partise punes,,ato mbaji per vete .
Me dhimbie si vellai per vellain un bir i dangellise Nimjane, ne kenge dhe mellodi nje jete rritur,patur gatin e madhe te njhem me emal Kertushen si atist,une mes Tiranes, me ne krah nje Binjak te tij,Qemal Kruja,dhe ky thuajse nje histori jete me te. Nga te paret PIONIERE te kenges Shqiptare popullore me ato PARTIZANE ne krye. Si nis jeten drejtues Kukture ne Rrethin e Tiranas Qemal Kertusha,kryefjala e kengetareve pjesmarres, Faeminderit i nderuar Vasil Mema,Mjeshter i fjales shkruar, per kete shkrim kustuar Qemal Ketushes,qe ne lexuesit e lexojme,duke pasuar melodite e Qemal Kertushes,une vec 4 vjec me i vogel se Ai.Me RINOVE i nderuar Vasil kete shkrim lamtumire sjelle per vertet BILBILIN e KENGES Shqiptare-QEMAL KERTUSHA. I perjetshem kujtimi i Tij dhe ngushellime Famlies dhe dashamiresve te tij te kudondodhur.
Nga Toronto shpreh dhimbien dhe ngushellime,nga mbare emigrantet mes tyre, mbi 100 *Pasues VETERANE* me Qemal Kerushen, krye BRILANTEVE te kenges shqiptare, si ATDHETAR i ralle,mes VETERANEVE, jo vetem te Durresit,ai Nje jete jetuar mes tyre. Lavdi te PERJETESHME- *Bilbilit te kenges shqiptare*
Qemal Kertusha!
Toronto27-04-2022 “Pasuesi veteran*Guri Naimit D.