“Për të filluar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, mbetet kërkesa që Republika e Maqedonisë së Veriut të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj”. Kjo ka qenë deklarata e sotme e ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë Teodora Genchovska para konferencës sot në Sofje ‘Forumi BE takon Ballkanin’, me pjesëmarrjen e vendeve evropiane.
Ky qëndrim i diplomates bullgare tregon se ky vend as nuk tërhiqet në veton e vendosur për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut, veto e cila pengon edhe Shqipërinë.
Komisioneri përgjegjës për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Olivér Varhelyi është shprehur i zgjënjyer që çështja për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE vazhdon akoma dhe diskutohet. Sipas Varhelyi kjo çështje duhet të ishte zgjidhur që dy vite më parë.
“Çështja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është kur do fillojmë procesin e negociatave të anëtarësimit. Nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, që jemi ende duke vazhduar të diskutojmë këtë çështje. Ne menduam, se e kishim zgjidhur dy vjet më parë dhe tani kjo është sërish në tryezë”, ka deklaruar komisioneri përgjegjës për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Olivér Varhelyi në Sofje, Bullgari.
“Nëse ke pushtet dhe nuk e përdor kjo konsiderohet nga të tjerët si kapitullim, dorëzim i pushtetit tënd dhe i kapaciteteve të tua. Ndaj, ne duhet t’i besojmë vetes tonë dhe fuqisë që kemi dhe mendoj, se të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian duhet t’i besojnë natyrës transformuese të zgjerimit tê Bashkimit Europian” ka deklaruar komisioneri Varleyi duke shtuar, se ky është mesazhi që përcjelll sërish në Sofje pas vizitës që ka kryer tre javë më parë.
“Jam gati të vij sa herë të jetë e nevojshme për të zgjidhur këtë çështje dhe për të qenë gati për në qershor. Lufta në Ukrainë na tregon, se jo vetëm që nuk kemi kohë për të humbur, por nuk kemi as interes për të humbur kohë” ka theksuar komisioneri Varhelyi duke iu referuar nevojës urgjente për zgjidhjen e ngërçit mbi çështjet bilaterale midis Maqedonisë sê Veriut dhe Bullgarisë dhe mundësisë për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në qershor, para përfundimit të presidencës franceze të BE-së.
Deklarata e komisionerit është bërë gjatë eventit në Sofje: BE-ja takon Ballkanin Perëndimor. Mësimi i Ukrainës. Zgjerimi i BE-së si antidotë e luftës”.
a.m/dita

Shkaterrimi i Ukraines nga Rusia e hitlerianit Putin tregoi se Bashkimi Europian eshte stan me lepuj.
Ke do integrosh..malet e sKiperise gurore te Like florise,Shkodren e moteve shitur Sala Serbise,detin shitur greqise ,shallvaret e psikopat edvin mavrise apo p..e sat eme!?
Komisioneri pergjegjes per zgjerimin, ky Oli. Dikur para tij ne ate post mori rrogen shume vite nje fare Johannes Hahn qe erdhi shume here ne Shqiperi i permalluar pas Majlinda Bregut dhe sa here vinte perbetohej se “Shqiperia shume shpejt do jete anetare e BE”
Keta me keto fjali permendesh marrin rrogat, mbajne edhe postet si Komisionere te nje zgjerimi qe ka gadi 20 vite i stopuar ne vend, pa shtuar daljen nga BE te Britanise.
Varhelei i bie shkurt, ndersa europianet e mendojne me thelle. Policia europiane eshte cdo nate ne hall me vjedhesit e vilave.
Zgjerimi i BE , si anetode e luftes ne BE .Vetkuptohet nga ne Shqiptaret mbare . Por me keto fjale zoti Oliver , i trembni politikanet mbare Shqiptare . Ata nuk e duan Shqiperine te inkuadruar ne BE . Se ne momentin e hyrjes politiqareve Shqiptare ne BE neokomunisteve politikane shqiptare , i fillon diktati dhe transparenca e ligjit te BE .Nuk i pelqen ,dalin komplet lakuriq , nudo .. Kuptohet eshte shume kokforte , ata shkelin kushtetuten Shqiptare posacerisht per pronat ,ku ju ja keni lene detyre shpie per ti bere . Zoteri ata e kane shpirtin dhe zemren nga Putini ,se ashtu po veprojne sot e 31 vite , Mos haroj po luajne nga te gjitha anet e deri tek cpopullimi i shiperise nga rinia e saj . Edhe ju eurpjanet jeni te pa afte , nuk jeni te zgjuar fare .
Shqiperise nuk i duhet BE,me kushtin e Detit te Shitur.
BE i duhet edvinit per te shitur pordhe me benevreke.
Bullgaria me te drejte vene kushte.Ultrashovenet maqedon persekotojne si bullgaret,shqiptaret (ata ortodoks i zhduken)….Por politika e Shqiperis eshte bere partnere e maqedoneve dhe serbeve,as qe permend shqiptaret e Maqedonis,Kosoven e ka izolu per interes te serbis,detin dhe shume tjera grekut.Shkurt qeveri me kryeminister antishqiptar!