Moldavia rrit masat e sigurisë pas shpërthimeve në rajonin separatist

Ornela

Moldavia ka rritur masat e sigurisë pas një sërë shpërthimesh në rajonin separatist të Transnistrisë, një rajon i mbështetur nga Rusia.

Presidentja moldave Maia Sandu nxiti qytetarët që të qëndrojnë të qetë pas shpërthimeve në zonën në kufi me Ukrainën, që ngritën frikën e një përhapjeje nga konflikti me Rusinë.

Pas një takimi të Këshillit Suprem të Sigurisë, Sandu ia atribuoi shpërthimet “ndryshimeve të brendshme midis grupeve të ndryshme të Transnistrisë që kanë interes në destabilizimin e situatës”.

Këshilli rekomandoi që agjencitë shtetërore të rrisin patrullimet pranë zonës së Transnistrisë dhe kontrollet e sigurisë në infrastrukturën kritike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *