Lufta në Ukrainë, por dhe sulmet ndaj policisë në veri, kanë rritur frikën dhe alarmin në Kosovë, teksa tonet me Serbinë vijojnë të ashpërsohen.
Megjithatë, ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje të Euroazisë, Karen Donfried, e sheh situatën e qetë, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos frikësohen për sa kohë mbrohen nga KFOR.
Donfried tha se nuk ka ndonjë arsye që njerëzit në Kosovë të ndjehen të pasigurt sepse SHBA garanton sigurinë për Kosovën. Ajo shtoi se nuk kanë parë ndonjë kërcënim të shtuar për Kosovën nga ana e Rusisë.
“Dëshiroj t’i siguroj kosovarët se mund të ndjehen të sigurt për shkak të KFOR-it dhe dëshiroj t’jua kujtoj sërish se është forca më e madhe e dislokuar e NATO-s. SHBA-ja është kontribuuesi më i madh në KFOR, si dhe për shkak të garancive të SHBA-së për Kosovën. Më lejoni të them se nuk shohim ndonjë kërcënim të shtuar për sigurinë e Kosovës; nuk shohim asgjë që të sugjerojë se Rusia ka rritur vëmendjen për nxitjen e destabilitetit këtu. Prandaj për të gjitha këto arsye mund të ndjeheni të sigurt që SHBA-ja po kujdeset për sigurinë tuaj dhe se KFOR-i, së bashku me SHBA-në, do të sigurojnë që të mos ketë përshkallëzim të shtuar në Kosovë”, tha ajo.
a.m/dita

Zonja e nderuar amerikane “Ariu Rus”
dremit por nuk flene ! Ai “nuk jep shenja
destabiliteti” por ama “Paktin e Shen Stefanit” Putini e ruan fort ne kacaforten
e tij personale !? Valle e dini JU zonje e
nderuar cfare kane ne koke diktatoret ?!
“Popuj jini vigjilent” ! Julio Fucik !
Natyrisht qe nuk keni pare zj. zyrtare amerikane asnje shenje ku te duket gjekundi ai roli rus ne destabilizim te Ballkanit, per nje arsye te qarte : Ky Ballkan eshte i destabilizuar nga brenda vehtes prej klikave politike te korruptuara hajdute qe mbajne pushtete duke u hequr si target te Rusise dhe servile te Perendimit.
Meqe ti nuk e Ke pare,po’ ta tregoj une :lexo deklarimet ne takimin e Putin me sek.pergj te OKB.Njeri thote -e drejte e serbise per te rimare kosoven qe nuk e njeh as OKB Tjetri konfirmon,se OKB nuk e njeh kosoven .Interpretime politik,juridik,diplomatik beja ti.Qendrimi yt konfirmon deshtimin e shtetit qe ti perfaqson,Edhe pse Ka bere shume sakrifica
Stabilitetin e Ballkanit e ruajnë me shumë vështiresi ,interesat e përbashketa te Republikaneve US ,Frances,Italise,Rusise,Gjermanise dheTurqise.
Kosovaret te mos i mbajen me zor e me force serbet qe jetojne ne pronat e tyre ne kater komunat me shumice 95-99%. Te organizojne referendum se me ke shtet duan te administrohen dhe te hapin rrugen per bashkimin paqesor me Serbine.
Ne kete rast u hapet rruga edhe shqiptareve te bashkohen me trungun ame-Shqiperine. Per “patriotet” fanatoike dhe zyrtaret kosovare besoj se mjaftojne tmerret e luftes qe po zhvillohen per Donbasin dhe Krimene ne Ukraine.