Turizëm “në kohë lufte”/ INSTAT: 30% më shumë turistë se një vit më parë, Shqipëria tërheqëse për të huajt për çmimet e ulëta

Amelda Amelda

Shqipëria po kthehet në destinacionin turistik për t’u vizituar gjatë një krize globale çmimesh. Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 670 mijë shtetas të huaj kanë hyrë në territorin shqiptar në periudhën Janar-Mars, shifër 30% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas operatorëve të industrisë së turizmit, këta vizitorë do të kenë një impakt të ndjeshëm në sezonin turistik.

Shqipëria ofron çmime të përballueshme për turistët por cilësia e shërbimeve mbetet ende dobët. Vendi nuk po e shfrytëzon kështu potencialin e plotë dhe aktualisht nuk mund të konkurrojë Kroacinë apo Greqinë.

Ndryshe nga viti i shkuar, ku ishin shqiptarët nga rajoni që zunë peshën kryesore të turistëve të huaj në vend, shifrat e parë të këtij viti tregojnë për një rizgjim të interesit nga ana e italianëve dhe grekëve, ndërsa janë afruar më të shumtë edhe vizitorët nga vende si Anglia apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Po na thante humbim 2 miliarde dollaro nga mos ardhja e turisteve nga Ukrahina e Rusia per shkak te luftes,
    Nashti na nxirrni 30% me shume ???
    What the f…
    Behuni me serioze, ju lutem …

  • Si nuk rrini pa nxjerre nje bisht. Tani qe turistet qenkan rritur ne numer, aresye qenka cmimet e ulta. Po perse vitin qe kaluam a nuk ishin cmimet me te ulta se kete vit? Aman more a/m behuni me serioz ne artikujt qe botoni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *