Dy shqiptarë të cilët ishin shpallur në kërkim janë arrestuar në doganën e Kakavijës nga Departamenti i Kontrollit të Pasaportave.
Njëri është arrestuar nga autoritete shqiptare, ndërsa tjetri nga autoritetet greke.
Mbrëmjen e së hënës, gjatë kontrollit të dokumentacionit në pikën e kalimit kufitar, u konstatua se njëri nga shqiptarët ishte Listën e Kuqe të Kërkimeve Ndërkombëtare të Interpolit të Shqipërisë, pasi ishte dënuar me tre vjet burgim lëndime të rënda trupore.
Si rrjedhojë ai u arrestua nga efektivët e policisë së departamentit të Pogonio dhe u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Epirit, i cili është në proces të ekstradimit të të arrestuarit drejt Shqipërisë.
24 orë më parë, pasditen e së dielës, një tjetër shqiptar u arrestua nga policia e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në Kakavijë, pasi gjatë verifikimit të dhënave të tij u konstatua se ndaj tij kishte urdhër arrest nga prokuroria e Pireas për vjedhje.
Ky i fundit u dërguar në Prokurorinë e Janinës, e cila ka urdhëruar transferimin e tij në Pirea.
a.m/dita
