Spartak Braho*
Ky njeri i cilësuar i rrezikshëm, siç është konsideruar nga opinioni i gjerë shqiptar, përjashto vetëm çetën e ndjekësve të tij, do ketë dhe ka vetëm një fund: dënimin, gjykimin në Shqipëri dhe ekstradimin e tij në SHBA.
Rruga e llogaridhënies penale është e njëjtë si precedente, me ish-presidentin e Hondurasit Juan Hernandes, i cili ditët e fundit u ekstradua në SHBA, ku do të perballet me akuzat federale, për trafik droge, armësh, korrupsion sipas kërkesës të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.
Kujtesë për datën 19.05.2021 –datë ogurzezë për Berishën
Pas disa ditësh, mbushet një vit nga data 19.05.2021, kur administrate qendrore amerikane, nominalisht përfaqësuar nga presidenti Biden dhe Sekretari i shtetit Blinken bëri përcaktimin publik non grata ndaj Sali Berishës dhe familjes së tij për shkak të përfshirjes së tij “në korrupsion domethënës”.
Le ta lexojmë me kujdes se çfarë thotë fjalë për fjalë ky përcaktim i Departamentit Amerikan të Shtetit:
“Në cilësinë e tij zyrtare, veçanërisht si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.
Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies. Me këtë përcaktim, rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.
Ky përcaktim bëhet në bazë të Nenit 7031(c) të Aktit të Departamentit të Shtetit për Buxhetin për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse, 2021. Përveç Berishës, unë përcaktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berisha, djalin e tij, Shkëlzen Berisha dhe vajzën e tij, Argita Berisha Malltezi. Këta individë janë të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Ky përcaktim riafirmon angazhimin e SHBA-ve për mbështetjen e reformave politike që janë kyçe për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë krah popullit shqiptar. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete të tilla për të nxitur përgjegjësinë për personat e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht”.
Pak histori nga “dokumentari horror” me regjisor Sali Berishën
Çfarë ka ndodhur pas datës 19.05.2021 me Sali Berishën ? Nga kjo kohë, gjatë 1 viti, shumë ujë ka rrjedhur në moçalin politik që ka përmbytur politikën shqiptare në përgjithësi dhe në atë të partive opozitare e kryesisht të PD-së në veçanti.
I zënë gafil nga ky përcaktim “non grata”, Berisha fillimisht heshti i trullosur dhe me pas i hazdisur dhe i trembur për vdekje mori turravrapin e zakonshëm kundërshtues me kleçka ligjore justifikuese, gjoja për fyerjen e shpifjet që i ishin bërë ndaj tij kryesisht nga Sekretari i Shtetit Z.Blinken dhe nënsekretari Eskobar, me një paraqitje “triumfatori”, citoi se këtë vendim të tyre e kishte paditur në një gjykatë franceze. Por siç tregoi koha deri tani kjo rezultoi një fiasko dhe hiç juridik. Po ashtu ai kundërshtoi dhe akuzoi të sipërpërmendurit se nuk kishin asnjë fakt për këto akuza.
Kemi ndjekur se Kryeministri Edi Rama gjatë ketij deklamimi akuzues të ndërsjellë midis Berishës dhe autoriteteve të administratës dhe Ambasadës Amerikane qëndroi indiferent, i barazlarguar edhe në debatin Basha- Berisha, të filluar në shtator të vitit të kaluar e konsideroi, të parin Bashën “një të ikur” dhe Berishën “një të vdekur”. Pak a shumë jo shume bindëse këto qëndrime.
E tërë kjo periudhë e zhvillimeve politike e përplasjeve midis krerëve të opozitës së dy krahëve të PD, duket qartë se po shkojnë drejt copëtimit të saj të fragmentuar. Ishte pogromi vrastar i 8 Janarit të këtij viti i organizuar dhunshëm personalisht nga Sali Berisha për të rrëmbyer në rrugë jo legale, por në formën e një puçi institucional, me anë të një “colpoje fizike” të mbështetësve të tij ndaj ndërtesës dhe funksioneve të Partisë Demokratike. Në këtë lloj “puçi” u pa qartë, se për një qime e punë minutash Berisha nuk arriti ta pushtojë dhe realizoi objektivin e tij, falë edhe ndërhyrjeve të forta të përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane. Plani i këtij pogromi mesa u pa dhe paralajmërua siç pohuan edhe një varg deputetësh në zyrat e Shqupit si Basha, Alibeaj, Gjonmarkaj etj ishte planifikuar gjakderdhja nëpërmjet përdorimit të mjeteve të rënda të dhunës, zjarrit, qysqive, varreve të përdorura nga forcat kriminale që tentuan me porosi të hynin brenda dhe të linçonin përkrahësit e kryetarit të asaj kohe Lulëzim Basha. Ndërhyrjet në kohë edhe të policisë së shtetit e faktorëve të tjerë, parandaluan synimin për viktima të planifikuara. Ishte ky skenar ogurzi i ngjashëm me atë të 14 Shtatorit 1998 që nuk arriti të kryhej edhe sepse i menjëhershëm ishte reagimi i përfaqësuesve diplomatikë të Ambasadës Amerikanr dhe vendeve të tjera të BE-së, të cilët dënuan rëndë aktin e dhunës dhe organizatorët e saj Sali Berisha, Noka, Paloka etj.
Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit të këtij viti në 6 bashki i dhanë përsëri shkas Berishës që ndonëse grupimi i tij i Rithemelimit fitoi vetëm në Shkodër, të sugjestiononte një pjesë të elektoratit të djathtë se ai ishte dhe është me i fuqishëm e dominant karshi krahut legal të PD-së me në krye Bashën. Kjo ofensivë e “justifikuar” edhe nga një vendim gjyqësor fiasko e hodhi Sali Berishën në “beteje” zgjedhjesh politike, që për të rivendosur grupimin e tij dhe vet atë një fushatë zgjedhore kryesisht të strukturave e mbështetësve të tij. Krahas kësaj ofensive Rithemeluesit filluan anatemimin dhe sulmet e pandërprera kundër “Guvernatores” Yuri Kim, sjelljeve “jo diplomatike”, “ndërhyrjeve të paprecedenta dhe brutale të saj”, të shoqëruara me trysni dhe “ndërhyrje në organet gjyqësore shqiptare” etj. Fyerjet dhe shpifjet ndaj autoriteteve amerikane tashmë janë kthyer në moto të denigrimit që po u bëhet qëndrimeve edhe reagimeve të institucioneve amerikane nga Berisha, të cilin shqiptaro-amerikani Geri Kokalari e quajti ditët e fundit “kancer malinj” i demokracisë në Shqipëri.
Yuri Kim: Enough is Enough (Mjaft është Mjaft )
“Zonja ambasadore, Ju jeni vetëm mysafire në Shqipëri”. Ky është përcaktimi dhe përmbajtja pak a shumë e një peticioni anonim online i shpërndarë dje në rrjetet sociale, për hesap të Sali Berishës. Qartazi kërkohet në të, nga autoritet më të larta amerikane dënimi dhe largimi i përfaqësueses diplomatike personale të presidentit Biden, Zonjës Yuri Kim. Edhe këtë “furtunë në një gotë me ujë” të krahut agresiv të Sali Berishës e denoncoi dhe dënoi përsëri me rreptësi Departamenti Amerikan i Shtetit, duke e paralajmëruar Sali Berishën për pasojat e rënda që do të ketë si person i klasifikuar dhe i padëshirueshëm se synimi antiamerikan i tij, po monitorohet në çdo rrugëtim propagandistisk, për të ringjallur “motin e shkuar” të këtij personazhi dalëboje të futur tashmë në arkivat e historisë që s’duhet lejuar të përsërisë karrierën e tij politike të inkriminuar gjer në palcë.
Por ajo që të bën përshtypje në këtë aksion antiamerikan aq të shpifur e pa tru ndaj ambasadores Kim është fakti se kjo arradhë apo tufë me të cilën rrethohet Berisha e cilëson me shpoti se ambasadorja Kim është thjesht një mysafire në Shqipëri, “se ajo paska ardhur” si e tillë për pushime ca ditë dhe se ajo nuk përfaqëson shtetin amerikan. Kur dëgjon këto “cilësime”, të vjen të plasësh nga inati dhe thua se nuk ka mbetur vallë ndonjë burrë serioz e me mend në PD, që ata t’i thonë Saliut se ambasadorja nuk është mysafire por përfaqësuese direkt e presidentit Biden? Ja që s’paska mbetur njeri në PD me tru në kokë.
Enigma e parë:
Çdo bëhet me Sali Berishën nga organet e drejtësisë shqiptare?
Duket qartë se Berisha tashmë ka hipur e po qëndron në “Grykën e topit”. Kam bindjen jo vetëm unë, se ka shumë fakte në historinë familjare e politike për penalizimin e tij gjatë viteve që nuk ia vlen të zgjatesh.
Së pari “TOPI I SPAK-ut” ndonëse në dukje me drojë, por edhe me kujdes po përgatitet të “qëllojë”. Mendoj se nuk ka rrugë tjetër këtë radhë, ndonëse Kryeministri Rama “jep porosi” që SPAK-u ta burgosë, kur atij nuk i takon të futet në punët e organeve të drejtësisë, e aq më tepër që ai ka qenë kontradiktor me këto qëndrime.
Enigma e dytë:
Çdo të bëhet me Sali Berishën nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane?
Duket se Berisha me qëndrimet e tij fyese, shpifëse e denigruese ndaj personaliteteve amerikane po qëndron në “Grykën e një topi” tjetër dhe ka vetëm një rrugë ligjore në këtë suazë. Lipset që Departamenti Amerikan i Drejtësisë “të shfryjë” sa më parë tullumbacen e karshillëkut të Sali Berishës e ta vërë atë para përgjegjësisë ligjore para organeve të drejtësisë amerikane. Natyrisht në këtë përfundim unë nuk marr përsipër ashtu siç ben avokatin e djallit ish-diplomati me rrënjë komuniste Agim Gaqo Nesho. Unë s’kam pse të mbaj bëj leksione drejtësie për përfaqësuesit e institucioneve amerikane, por me bindje të thellë ligjore, bazuar edhe në precedentët e tjerë dhe të mbështetur në fakte reale të cilat tashmë janë me shumicë dhe më të plota për Departamentin Amerikan, që është plotësisht e justifikuar goditja dhe mbyllja përfundimisht e karrierës politike kriminale, duke e ekstraduar sa më parë atë.
Sali Berisha duhet të përgjigjet përveç praktikave kriminale të konsumuara në Shqipëri edhe me casuset kriminale që ka kryer e po kryen në mënyrë konsistente edhe ndaj shtetit Amerikan e përfaqësuesve të rëndësishëm diplomatikë të tij.
Zonja kryediplomate, mos ndoshta edhe Ju e përdorni një fjalë të urtë të popullit shqiptar që “Qeveria e kap lepurin me qerre”?
*Ish Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Parlamentin Shqiptar

1. Autori i artikullit me te “drejten e zotit” po kerkon qe “ligjet e shtetit” te zbatohen per denimin e atyre qe e kane “mbushur kupen”.
2. Te atyre qe paraqesin nje “rrezik te jashte
zakoneshem” per “Interesat e Popullit Shqipetar”
3. Ka ardhur koha:
4. Ta nxjerrim edhe nje here shpaten per situaten,
ta ndajme shapin nga sheqeri, te provojme se jemi
nje shtet ligjor.
5. Por kerkojme qe personalitete, eksperte, qe punojne
ne”Institucionet nderkombetare” te drejtave te njeriut
te mos gjenerojne konfuzion ne “mendjen e popullit
shqipetar”.
Ne vazhdim:
1. Eshte momenti qe “Gazeta Dita” te mari inisiativen per formulimin e nje peticioni ku i drejtohet organeve te drejtesise te mbrojne ” Interesat Kombetare” nga sulmi publik i “grupimit anonim” qe po perpiqet me te gjthe forcat te “Minoje, Sabotoje Interesat Reciproke” me aleatin tone Strategjik.
2. Peticioni duhet ti dergohet per tu firmosur grupeve drejtuse te PD-së, Ps-së, dhe gjithe “Partive te tjera” e shoqatave te ndryshme ne vendin tone.
3. PD, PS,…..,etj, duhet te cojne te njejtin peticion, institucioneve te tyre, ne te gjitha qytetet dhe lokalitetet e Shqiperise, ku secili duhet shkruaj: emrin, mbiemrin, numrin e kartes se identitetit dhe firmen perkatese.
4. Organet e drejtesise do vehen para pergjegjesise nga “Populli Shqiptar”. Keto organe edhe mundet te neglizhojne deshirat e politikaneve, pushtetareve etj, por
nuk mund te anashkalojne interesat e popullit, te kombit tone.
5. Ky proces diferencon “spektatoret” nga “patriotet”, diferencon “indiferentet” nga ” ato qe ndjejne pergjegjesi
per fate e tyre, te Shqiperise”.
6. “Personeli i “Gazetes Dita” ka kohe qe po shtron per zgjidhje problemi te ndryshme te rendesishme, dhe besoj se do mare nje pergjegjesi shtese, per te miren, per te ardheshmen e Shqiperise.
7. Autoret e “peticionit sabotuse”, ka mundesi qe “jane ne kontakt” me “grupime te ndryshme”, qe nuk e dime se ku ndodhen:
Ne Europe, apo vende te tjera?
8. Keto grupe mund te jene edhe kundershtare politik te “qeverive demokratike perkatese” qe jane zgjedhur me voten e lire te “popujve perkates”.