Zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja sqaroi në Report Tv se konsumatorët që kalojnë fashën prej 700 kWh do të paguajnë këtë diferencë me çmimin e tregut.
Bejtja tha se sipas llogarive të bëra 700 kWv është mjaftueshëm për të plotësuar të gjitha nevojat që ka një familje përgjatë një muaj.
“Kemi bërë një llogari për të plotësuar të gjitha kushtet maksimale të një familjeje. Çdo familje që e kalon 700 kWh do e paguajë me çmimin e tregut në atë muaj. Me çmimin e lartë do të paguhet vetëm diferenca, jo e gjithë vlera. Kjo diferencë mund të jetë nga 70-80% më shtrenjtë se çmimi që e jep qeveria për konsumatorët”, tha ai.
Në Komision e Ekonomisë, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja, tha se shteti shqiptar do të marrë 40 milionë euro borxh nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFË), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës. Kjo kredi sipas Bejtjas do të shtojë me 30 vite jetën e Fierzës, si dhe eficensën me 4%.
“Ne ia kemi marrë paratë ka punuar për ne, i ka kthyer paratë e veta, jo vetëm me energji, por edhe me investimet e veta, ka mbajtur njerëz në punë. Në këto vite i kemi bërë 150 milionë investime. Me këtë kredi do t’i shtojmë edhe 30 vite të tjera jetë. Eficensa do të shtohet me 4%. Momentalisht prodhohet, nuk e mbyllim.”, tha ai.
Qëllimi i qeverisë është të shkëpusë varësinë nga kushtet e motit për prodhimin energjisë dhe të “kthejë sytë” nga burimet alternative.
“Qëllimi ynë është të mos varemi vetëm nga kushtet e motit. Pjesa më e rëndësishme është gazi natyror dhe i lëngshëm. Gazi natyror në vendin tonë përmes TAP. Kemi akses të përdorim gazin për të prodhuar energji në Vlorë. Kemi akses në TAP, mbi 7.5 MLD M3. Po ndërtojmë stacione matjes në Fier që do të dëgojë 0.7 MLD M3 në Fier dhe Vlorë. Ka filluar projekti, për shndërrimin e gazit në energji elektrike. Do të bëjmë disa hamendësime, për ta bërë më të prekshëm gazin, në mënyrë që të bëhet një burim alternativ i energjisë, që të përdoret nga konsumatori.”, tha Betja.
Zëvendësministri i Energjisë tha se Skavicës do t’i duhen të paktën 8 vite për të filluar punën, ndërsa sa i përket fotovoltaikut në Vaun e Dejës, ka filluar prodhimin.
Skavica vazhdon e kemi nënshkruar marrëveshjen, së shpejti fillon faza e ndërtimit. Do të duhet 6-7 vjet për t’u ndërtuar. Centrali fotovoltaik në Vaun e Dejës ka filluar prodhimin, është i certifikuar. Është një hap i parë, një shkallë nga 100 që kemi për të ngjitur. Kaskadën nuk e rregullon. Në këtë aspekt është prova e parë i një investimi alternativë.
o.j/dita

Shume e drejte! Bravo qeveria Rama!
Dhe me pare shefja e ketij Ilir Buckos, vete bukuroshe Bela Balluke-Balla leshoi “Perlen’ se – Fasha e pageses me shume per mbi 700 kwh na eshte kerkuar nga…Konsumatori familjar!
Po eshte kerkuar nga NUKu qe kunton se nje sufllaqe ne jave ja vlen per te paguar 2 sufllaqe ne dite me shume.
Po i vjen dita rames me rene nga gomari.
Ja NIK-u me lart me sufllaqe ne goje e ka kerkuar rritjen e cmimit.
DO PAGUAJN ATO QE KENI VJEDHUR JU O ROBQIR KURSE JU TE OSHEE DO BEHENI ME NGA DY KONTRATA QE BEJN 1400kv KURSE POPULLI PA PERJASHTIN DO PAGUAJ SA TU KET QEFI JUVE QE MERENI ME SAHATET