Trupat ruse përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit ukrainas në qytetin Kherson të pushtuar nga Moska.
Tre persona u plagosën dhe një tjetër theu këmbën.
Rusët dyshohet se sulmuan gjithashtu spitalin Severodonetsk, pavarësisht se e dinin se brenda kishte persona të lënduar rëndë.
Dy kate të ndërtesës u dëmtuan në sulm dhe një grua humbi jetën, sic raportoi në Telegram Serhii Haidai, guvernatori i rajonit të Luhansk, duke shtuar se pavarësisht të gjithave, spitali mbetet funksional.
o.j/dita
