Presidenti rus Vladimir Putin ka përmendur pavarësinë e Kosovës gjatë takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Gjatë deklaratës së tyre për shtyp, Putin tha se i ka lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë për situatën në Kosovë. Sipas tij, edhe Luhansku dhe Donetsku kanë të njëjtën të drejtë si Kosova.
“Personalisht kam lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për situatën në Kosovë. Më kujtohet mirë në vendim ku thuhet që një apo tjetër territor për ta ushtruar të drejtën e vetëvendosjes, nuk është i detyruar të kërkojë leje për të deklaruar sovranitetin. Ky është një vendim i gjykatës ndërkombëtare. Ky vendim u mbështet gjithashtu nga të gjithë. Edhe Luhansku dhe Donetsku kanë të njëjtën të drejtë si Kosova” – tha Putin.
Ndërkohë që pas kësaj fjalë të Putin, Guterres tha i prerë se OKB nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
“Kombet e Bashkuara nuk e njohin pavarësinë e Kosovës” – tha Guterres.
O.J/DITA

Po nëse qënkan njësoj, pse ky ka qen kundër pavarsisë së kosovës.
Meqë pavarsia Kosovës ështbe drejtë, ather rusia duhet ta njohë!
Me këtë që thot del bllof gënjeshtar dhe fallc!
Nuk është njëlloj, o derr rus! Kosova ishte Krahinë Autonome, brënda Jugosllavisë, e cila u shpërbë juridikisht. Pra, lindën shtete të reja, si Serbia, Kroacija, Sllovenia, Maqedonia, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi, dhe Kosova. Ishte koha që çdo popull të vetvendoste, sikurse shprehet Gjykata Ndërkombëtare. Ukrahina nuk është shpërbërë juridikisht, është ajo që ka qenë. Ukrahina nuk është Federatë si Jugosllavija. Edhe Guterres ka dhënë përgjigjen gabim, sepse Kosovën e kanë njohur si shtet më shumë se gjysma e antarëve të OKB-së, të cilët e kanë votuar si Kryetar të saj. Putini është si Hitleri që pushtonte shtetet, pa përfillur ligjet ndërkombëtare.
Se me ke shtet duan te administrohen Luhansku dhe Donetsku le ta vendosin banoret me REFERENDUM.
Nese krimineli Putin i krahason keto krahina me KOSOVEN le te shpresojme qe ai te njohe Pavaresine e saj!