Dedektivja private pretendon se në shkolla përdoret masivisht drogë

Ornela

Dedektivja private Shkënda Lili tha se përdorimi i drogës në shkollat publike është alarm i ngritur në Shqipëri për shkak të mungesës së sigurisë në këto ambiente.

Në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania ajo tha se droga sillet nga vetë nxënësit, të cilët e konsumojnë në ambiente të ndryshme të shkollës.

Lili tregoi se lënda narkotike konsumohet zakonisht në tualetet e shkollave ku mblidhen grupe të vogla për konsumim kryesisht të cigares së hashashit.

Dedektivja tha se ka interesim të madh nga ana e prindërve të fëmijëve të cilët kërkojnë ndihmën e saj për të vërtetuar ndryshimin e fëmijës së tyre nga dyshimi që ata kanë kur ndihen të shqetësuar.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *