Një 54-vjeçar nga Berati ka rënë në pranga, pasi ka përshtatur banesën e tij, për përdorimin e lëndëve narkotike.
Sipas policisë, 54-vjeçari me iniciale K.F., banues në lagjen “Donika Kastrioti”, ka ushtruar veprimtari kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Policia dyshon se ai dhe ka përshtatur banesën e tij, për përdorimin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 206 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë.
l.b./ dita
