“Çmimi më i lartë ndonjëherë”, shtrenjtohet qumështi i fermerit, rrezikohet falimentimi i fabrikave

J L

Blegtorët dhe fermat janë në rrezik falimentimi nga mospërballimi i kostos të mbajtjes të bagëtive.

Çmimi i qumështit si lëndë e parë, po blihet më shtrenjtë se asnjëherë nga fabrikat e përpunimit, sepse kostot e fermerëve dhe blegtorëve janë rritur pa fund.

Për të ndaluar ikjen e blegtorëve fabrikat e qumështit janë të detyruara ta blejnë më shtrenjtë qumështin. Shtimin e kostove përpunuesit po e amortizojnë në rritjen e çmimeve të produkteve të bulmetit. Secili operator në treg këtë vit ka rritur të paktën 2 herë çmimet.

Shoqata “Industria e Përpunimit të Qumështit” ngre shqetësimin se kjo situatë po rrezikon edhe falimentimin e fabrikave të përpunimit të qumështit. Drejtori ekzekutiv i shoqatës Aldo Hoxha tha për “Monitor” se qumështi i lopës është 31% më i lartë, i deles 33% dhe i dhisë 50%.

“Fabrikat sot po e blejnë qumështin me çmimin më të lartë që është blerë ndonjëherë, sepse fermat dhe fermerët janë në situatë falimenti, nga rritja e çmimeve dhe kostove për çdo aktivitet që kryejnë për blegtorinë. Bashkë me ta do të falimentojë edhe i gjithë sektori përpunimit të qumështit. Maksimalisht me para qumështi i lopës është blerë nga fabrikat 58-59 lekë/litër me TVSH, kurse tani po blihet maksimalisht 76-77 lekë/litër me TVSH. Qumështi i deles më parë është blerë maksimalisht me 90 lekë me TVSH, kurse tani po blihet 120 lekë/litër me TVSH. Kurse çmimi maksimal i qumështit të dhisë ishte 60 lekë me TVSH, kurse tani po blihet 90 lekë me TVSH. Nëse fabrikat e përpunimit nuk e blejnë me këtë çmim, ata falimentojnë dhe do të largohen nga sektori. Nëse largohen blegtorët, automatikisht jemi të falimentuar dhe ne. Sektori është në situate dramatike edhe nga informaliteti i lartë baxhove dhe qumështi i rrugës që po na dëmton përditë dhe më shumë”, veçon z. Hoxha.

Sipas tij rritja e çmimit të qumështit ka ardhur nga rritja e kostove të mbajtjeve të bagëtive. Në kahun tjetër përpunuesit përveçse po blejnë qumështit më shtrenjtë po vuajnë edhe rritjen e kostove nga çmimi i energjisë, gazit, plastikës dhe naftës.

“Situata me kostot është shumë e vështirë. Çdo gjë është rritur në lidhje me çmimin e lëndës së parë, naftës, gazit, plastikës, energjisë elektrike. Përveç kësaj fabrikat po blejnë qumësht me çmim shumë herë më të lartë, sepse blegtorëve u janë 2-3 fishuar çmimet e lëndës së parë ushqyese për kafshët. Çmimi i misrit është 3-fishuar, soja 2-fishuar, jonxha 3 -fishuar. Inputet bujqësore kanë shkuar 250% rritje (nitrati, ureja, fosfati). Po ju sjell vetëm një shembull. Një fermë në vitin 2021 shpenzoi 1,100,000 lekë për inpute bujqësore për të mbjelle tokat e veta. Po e njëjta fermë, për të mbjellë të njëjtën sipërfaqe në vitin 2022, shpenzoi 3,700,000 lekë”.

Përfaqësuesi i shoqatës Industria e Përpunimit të qumështit thekson se nëse vazhdon kjo situatë dhe nuk ka ndërhyrjet e duhura nga ana e qeverisë, atëherë sektori vendas i përpunimit të qumështit nuk do të jetë konkurrues në treg përballë produkteve të importit dhe normalisht do të shkojë drejt zhdukjes së plotë. Në këtë situate sipas shoqatës është e domosdoshme plotësimi i kërkesave të vazhdueshme të sektorit, si:

1- Subvencionim direkt tek blegtori 10 lekë për çdo litër qumësht të prodhuar që dorëzohet në pika grumbullimi dhe përpunimi të licencuara, dhe jo për krerë bagëtie.

2- TVSH 6% në shitje në sektorin e përpunimit të qumështit

3- Përafrim me skemat e mbështetjes që rajoni jep për fermerët.

Monitor

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • 76 leke per nje liter qumesht eshte shume??
    Sa kushton nje shishe uji 0.5 liter shumzojeni per dy dhe me thoni pse uji kushton shum me teper se qumeshti

  • Fermeret kane te drejte ta rrisin cmimin e qumeshtit sepse produkti i tyre eshte i vertete, ndersa fabrikat perdorin qumeshtin pluhur. Argumenti i rritjes se cmimit nga fermeret eshte fals, dhe perdoret vetem per te justifikuar rritjen artificiale te cmimit. Per me teper, jane fabrikat qe udheheqin dhe diktojne cmimet, jo fermeret. Qeveria e ka te thjeshte; Mund ta lejoje rritjen e cmimit por me nje kusht: Fabrikat duhet te vendosin mbi etiketen e cdo produkti prejardhjen e tij nese eshte qumesht lope, pluhur apo i perzjere.

  • Ha-ha-ha, ku e kemi katandisur ne antishqiptaret kete vend, por kuptohet nepermjet levave tona, drejtuesve shqiptare dhe nje pjese te mire te ketij populli makut-materialist-idividualist! Pergjate ketyre 30 vjeteve “demokraci” shteti kishte ne dore te ngrinte ne disa vargmale dhe vende te vecanta te Shqiperise me dhjetra (per t’mos thene me qindra) turbina ere, ku do te merrte me miliona kilovat/ore energji elektrike! Pergjate ketyre 30 vjeteve mund te ishin ndjekur programe te stimulimit te investimeve te privateve dhe qytetarve ne panelet diellore voltaike, si bie fjala, mos-taksimi i importit te ketyre moduleve, apo nje taksim i lehte, apo lehtesimet dhe nxitjet e investimeve ne kete drejtim ne vend! Po keshtu mund te flitet edhe per turbinat e vogla te eres, qe montohen ne cdo ballkon dhe bahce shtepie, te cilat furnizojne me energji elektrike nje familje! Mirpo ne vend te ketyre, ne antishqiptaret, me ndihmen edhe te miqve tane te jashtem, u jepnim levave tona, drejtuesve shqiptare, gjithmone udhezimet per investimet ne infrastrukture (vetem rruget), per te nxitur -gjoja- turizmin! ne fakt qellimi yne ishte dhe eshte kthimi i ketij vendi ne nje prone tonen, ku shqiptaret te ndjehen te huaj ne vendin e tyre, apo e shumta, si turiste apo si shifra statistikore te punesuarish! Thank you, merci, grazie, danke, xhinkuja, spasiva, shukria, falla, efkaristo, ciecie, aciu, obrigada, faleminderit Edi Rama!

  • Ne BE 1 lit qumesht lope kushton 30 cent .Ky eshte cmimi qe ja marin fabrikat fermereve . Kur e zjen ka kater gisht ajke , nuk bejne fare hile . Nuk me besohet se ketu ja marinin fshatarece kaq shtrenjte . Shkollen e shejtanit kini bere . Mos harojme qe e perziejne djathin me niseshte –

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *