Spanja, ‘parajsa’ e shqiptarëve për kultivimin e marijuanës

Ornela

Marijuana, si droga më e konsumuar dhe e legalizuar tashmë në disa vende të botës, është kthyer në një nga aktivitetet kryesore kriminale nga organizata të fuqishme transnacionale të mbështetura nga biznese të fuqishme.

Nga njëra anë mafiozët që i janë përkushtuar këtij biznesi janë të dhunshëm, shkaktojnë zënka, rrëmbime dhe vrasje. Nga ana tjetër janë personat pa precedentë kriminalë që duan të fitojnë para shpejt. Këta të fundit i hyjnë biznesit të marijuanës pa qenë të vetëdijshmëm për rreziqet dhe pasojat ligjore.

I ashtuquajturi ari i gjelbër gjeneron fitime astronomike. Josep Perarnau, dekan gjyqtar i gjykatave të Tarragonës thotë: “Prodhimi i marijuanës është kthyer në një biznes shumë fitimprurës. Me një investim prej 6000 euro gjenerohen rreth 240000”.

Pasojat janë të rënda sidomos tek të rinjtë, si konsumuesit kryesorë. Mirëpo e vërteta është se marijuana nuk vjen më me përmbajtjen e dikurshme. Sot, ajo çfarë vjen në treg është më e fuqishme, toksike dhe krijon më shumë varësi.

Sot marijuana ka përmbajtje të THC (tetrahidrokanabinoli), ose substancës psikoaktive, që i kalon vlerat 0.2% madje shkojnë deri në 40%. Kjo shifër konsiderohet shumë e lartë.

Ángela Sánchez, drejtuese e laboratorit Mossos d’Esquadra thotë se aktualisht marijuana në treg ka përqindje shumë të larta të THC-së. Më parë ato varionin nga 5% në 10% por sot po arrijnë në 35, 36 e deri në 40%. Kjo sjell pasoja në sistemin nervor dhe krijon varësi.

Ndër grupet më aktive që ushtrojnë këtë veprimtari kriminale përmenden shqiptarët dhe serbët.

Legjislacioni i Spanjës lidhur me trafikun e marijuanës iu jep hapësira rrjeteve të mafias për t’u instaluar dhe përfituar sakaq nga boshllëqet e ligjit.

Çfarë thotë ligji?

Në Spanjë, konsumimi, mbajtja dhe shitja e drogës është e ndaluar dhe e dënueshme me ligj. Tregtimi i drogës konsiderohet gjithmonë i paligjshëm. Lejohet të ketë vetëm njëqind gramë kanabis për vetëkonsum në hapësira private, ose për konsum të përbashkët në klubet e kanabisit.

l.b./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *