Ndërtuar në shekullin e XII, ura mesjetare e Blinisht në Lezhë rrezikon shembjen. Një projekt restaurimi i miratuar dy vite më parë nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti mbeti thjesht një status facebook.
Prej dekadash nuk ndërhyhet për ruajtjen e trashëgimisë siç është kjo urë me harqe, monument kulture i kategorisë së parë.
Në një distancë 10 kilometra nga Blinishti, gjendet ura e Plakut Gjon në fshatin Raboshtë. E mbuluar nga shkurret e ferrat kjo urë mesjetare po shkon drejt degradimit total.
“Gjatë punimeve vullnetare në 2014 janë zbuluar dy harqe të tjera që për fat të keq janë sot të mbuluara me dhera e vegjetacion. Që nga ajo kohë nuk është bërë më asnjë ndërhyrje nga Ministria e Kulturës”, tha specialisti i monumenteve Paulin Zefi.
Në situatë të ngjashme ndodhen pjesa më e madhe e monumenteve të Kulturës në Qarkun e Lezhës.
a.m/dita

Mos prisni nga ky lloj sharlatani profesionist si rama,te bej pune te mbara per atdheun dhe popullin,por thjeshte,te mbaje bythen e vet ngrohte,ne kolltukun e kryevezirit,duke bere pirueta sa nga daj sami aq dhe me Babe sulltanin e anadillit.
Monumente kulture kishetare dhe permbajtja e tyre,qe na paraqesin si europiane bazale,vazhdojne te mos restaurohen dhe mirembahen,duke u shkaterruar ne menyre integrale.
Monumente me vlera te vecanta ndertimore,si Ura e Zogut dhe Pallati i Zogut etj.vazhdojne te degradojne nga mos venia dore,nga ana e nje shteti aventurier dhe te papergjegjshem,per monumentet historike,te ketij vendi,ku vec te tjerave jane dhe shume te pakta,ne nje komb te pazhvilluar sic kemi qene dhe jemi ne.
Dhe jo kot keryeveziri,vendos keto biba si ministre,qe ti dirigjoje sic i do menderja e vet,mbuluar nga shallvarja e tij e zeze.
Thjesht,jeni nje fletushke e orientit mesjetar aziatik dhe e hoxhizmit izolacionist,duke i hymnizuar per tere kohen ata dhe duke i bere censur mendimit demokrat europian-