Analiza: Paqja dhe armëpushimi / A mund të arrihet një marrëveshje me Putinin mbi luftën në Ukrainë?

Amelda Amelda

Ndërsa sulmi i Rusisë kundër Ukrainës hyn në muajin e tretë, vazhdojnë të shtrohen pyetje nëse është e mundur arritja e një zgjidhjeje të negociuar me presidentin rus Vladimir Putin?

Kenneth Dekleva, një psikiatër që ka punuar më parë me Departamentin e Shtetit, hedh poshtë çdo spekulim se Putini është i paqëndrueshëm dhe për këtë arsye është e pamundur të bisedohet me të.

“Ai nuk ka probleme mendore. Ai është një aktor racional dhe në mendjen e tij, ai e di saktësisht se çfarë po bën”, thotë Dekleva. “Ai është një udhëheqës jashtëzakonisht i zgjuar, shumë inteligjent dhe i pamëshirshëm, i cili ka më shumë se 22 vjet në pushtet”.

Dekleva, një bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin George H. W. Bush për Marrëdhëniet SHBA-Kinë, e ka studiuar ish-agjentin e zbulimit rus për 20 vjet. Ai e përshkruan Putinin si njeri me mendje të palëkundur, të fortë, mjeshtër të manipulimit të njerëzve dhe të tejet të përqendruar, si rezultat i përgatitjeve të tij në KGB. Presidenti Putin është 69 vjeç dhe veprimet e tij të fundit mund të sugjerojnë një stil udhëheqjeje më pak elastike, që në disa raste vihet re tek udhëheqësit e moshuar.

“Bëhesh më i ngurtë. I sheh gjërat më shumë bardhë e zi, dhe ke më pak tolerancë ndaj nuancave dhe alternativave. Sigurisht që është një mundësi, megjithëse nuk mund të thuhet vetëm nga vendimi i tij i fundit në lidhje me luftën në Ukrainë. Ai duket se është qëllimisht shumë i përqendruar dhe një njeri në nxitim”, thotë Dekleva.

Çelësi për të negociuar me dikë si Putini, thotë Dekleva, është përpjekja për ta kuptuar dhe aftësia për ndarë mentalitetin e tij edhe kur nuk jeni dakord me të. Për Jason Pack, analist në Fondacionin e Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s në Itali, arritja e një marrëveshjeje me Putinin kërkon veprim bindës.

“Mendoj se duhet të jemi jashtëzakonisht të guximshëm, deri në pragun e atyre situatave që mund të mendojmë se do të shkaktonin një shkallëzim të madh … si përfshirja në një luftë kibernetike të ashpër”, thotë Pack. “Për shembull, të bëjmë të fiken dritat në Shën Peterburg për dy orë dhe më pas do të negociojmë … Herën tjetër, do të kalojnë dy ditë (pa drita) nëse nuk i plotësoni kërkesat tona”.

Pack thotë se Putini kishte çdo arsye për të besuar se Perëndimi do të tërhiqej nëse ai do të sulmonte Ukrainën, pavarësisht se Perëndimi ka “më shumë fuqi ushtarake dhe ekonomike”. Ai thekson ndërhyrjen ruse në Gjeorgji në vitin 2008, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe tani republikë e pavarur. Rusia pushtoi 20% të territorit të atij vendi. Në vitin 2014, Putini i rrëmbeu Ukrainës rajonin jugor të Krimesë.

“Duket se ai respekton forcën, dhe nuk respekton vetëm dialogun. Madje, ai nuk mendoi se do t’i viheshin sanksionet (me të cilat e kërcënoi Perëndimi) nëse ai do të sulmonte. Në mendjen e tij, ishin thjeshtë fjalë”, thotë Pack, duke shtuar se nuk beson se Putini do të ndërmarrë ndonjë veprim katastrofik bërthamor.

“Ai dëshiron të jetojë. Ai është i tmerruar nga COVID. Ai qëndron 6 metra larg këshilltarëve të tij (në foto). Pra, nuk mendoj se ekziston rreziku që ai të minojë botën për sa kohë që ne i përmbahemi rregullave që NATO-ja të mos luftojë në Ukrainë”.

Putini e kundërshton ashpër anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Ai vend ka qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik. Ai është ankuar se Perëndimi është shumë pranë kufijve të Rusisë./VOA

a.m/dita

Share This Article
8 Comments
  • Putini eshte kopje e Hitlerit, ky Diktator i pacipe mashtrues dhe genjeshtar cinik ha pyka llogjike vetem duke i treguar forcen dhe dajakun,

    SA MUND TE DOREZOHEJ HITLERI NGA BUNKERINI TIJ NE BERLIN, AQ MUND TE DOREZOHET PUTINI NE KRMEMLIN

    prandaj:

    Cdo shprese qe Putin Hitleri i Rusise Bolshvike se ky Diktator vrastar egocentrist i pacipe se do ulet ne tavoline per te biseduar me Perendimin per t’u terrhequr nga Ukraina eshte

    TE PRESESH LAJM NGA I VDEKURI

    • sume
      ça ka ndodh me ty??
      i je vënë kundër putinit??
      mos mor!!
      më duket se të ka ardhur vdekja!!
      hajt të të rrojnë budallenjt që ke lënë pas!!
      mo mirë vonë se kurrë o sumë prishur,më pëlqejnë njerëzit që janë të aftë të ndryshojnë mendim kur ndryshojnë situatat!!
      ps:ky është rasti i vetëm por prapë gjë e mirë!
      e di që do hash mut si gjithnjë por ska rëndësi!

      • Bytha e Enverit:

        Putini eshte nga dora juaj e komunisteve te Kominternit Internacional, ai eshte kopje e Stalinit dhe mashtrues si djali i vertete i Enverit, ka qene shefi i KGB qe ngriti Sigurimin e Shtetit ne Shqypni dhe qe nga njera ane i kendon hymne marksizem-leninizmit komunist dhe nga ana tjeter po mbush lumenj me gjak ukrainasi qe jane nje popull si ruset,

        PO CFARE DO TE THONI JU TANI BOLET E SUMAT FANATIKE TE ENVERIT PER NAZISKINET E BALLIT KOMBETAR?

        kur:

        I keni dale ne mbrojtje naziskineve te Ukraines si nje mesalle me dy faqe? He mo bytha homo e Enverit dhe e LANC – it te tij kriminal qe u gatua ne Moske per te vrare shqyptaret me njeri tjetrin qysh keshtu? Nga njera ane anatemoni si naziskine Ballin Kombetar dhe nga ana tjeter shkoni ne OKB per te mbrojtur naziskinet e Ukraines.

        POR XHAFER DEVA DO TE DUKEJ LULE NE KRAHASIM ME HEROIN KOMBETAR TE UKRAINES STEPHAN BANDERAS QE SOT NDEROHET KUDO NE KETE VEND

        prandaj:

        Mbylle sqypin e fanatikut budalla dhe te papergjegjshem dhe fyerjet e sharjet prej halabaku drejtoja Olta Xhackes qe ne OKB harroi LANC-in komunist te Enverit dhe mbrojti naziskinet e Ukraines

        SI ASNJE MINISTRE KOMUNISTE NE BOTE

        por:

        SI NJE MESALLE ENVERISTE ME DY FAQE

  • një ” udhëheqës jashtëzakonisht i zgjuar, shumë inteligjent dhe i pamëshirshëm, i cili ka më shumë se 22 vjet në pushtet”.=diktator!!
    pra ai është një diktator,i shkathët,dinak,por aspak i zgjuar,që do të arrijë atë që do ta arrijë çdo sociopat me a pa pushtet!!
    të njëjtit njerëz,jo të gjithë janë shtetarë të këtij niveli,ka në të gjitha nivelet!që nga ata që kanë vetëm një njeri nën vete deri tek tipi i këtij që ka një popull të tërë!!
    që të gjithë me djallëzi,në mënyrë të pamëshirshme, ushtrojnë pushtetin e tyre mbi ata që kanë nën vete!përpiqen ta ushtrojnë gjithkund që ju jepet mundësia!!këta mund ti ndalë vetëm vdekja!!
    e pamë shumë mirë me sadamin!!ai në një bisedë me një përfaqsues të amerikës që kishte shkuar për të biseduar për tërheqjen nga kuvajti,ku i tha se do ta sulmonin po të mos tërhiqej vullnetarisht,sadami e pyet”jeni ju të gatshëm të humbni 10 mijë ushtarë në një ditë?”,këtu i referohej luftës me iranin ku ai kishte humbur kaq shumë dhe “si ishte dredhur syri”!!
    megjithëse herën e parë e vunë si bagëtinë përpara dhe e bënë të kapitullonte shumë shpejt,por e lanë në pushtet,pasi ai pranoi të largohej nga kuvajti!megjithëse kaluan 10 vjetë,prapë ai nuk mësoi asgjë nga ajo që kishte pësuar!
    në momentin e atentatit të kullave binjake,ai duke menduar me dëshirë dhe jo me llogjikë,mendoi se “amerika mori fund” dhe me një gomarllëk të paparë “përgëzon atë që bëri këtë atentat”!!
    dhe e pamë ku përfundoi,pasi u ngref si gjel disa ditë!!
    e njëjta gjë dhe me këtë sociopatin e rusisë!!dinakria e tij nuk është aspak zgjuarsi!!ai bën llogari ashtu si i pëlen atij!fut plus e minus atje ku do ai ,shumzon e pjesto si do ai,prandaj humbin gjithnjë diktatorët,sepse llogaritë i bëjnë gabim!!
    ata me të vërtetë bëjnë dëme të mëdha,po në fund të fundit HUMBIN!!
    E KEQJA NUK JANË DIKTATORËT,por është injoranca,prapambetja mendore e shumicës së njerzimit!!jemi ne që e mbështesim!një pjesë nga budallallëku,një pjesë nga firka dhe pjesa që mbetet,për leverdi pushteti a financiare!!
    -“Ai e përshkruan Putinin si njeri me mendje të palëkundur, të fortë, mjeshtër të manipulimit të njerëzve dhe të tejet të përqendruar, si rezultat i përgatitjeve të tij në KGB.”
    enveri nuk kishte asnjë ditë pregatitje agjenturore!shumë diktatorë të tjerë gjithashtu!!
    -“stil udhëheqjeje më pak elastike, që në disa raste vihet re tek udhëheqësit e moshuar.”
    është normale tek diktatorët!!nuk është problemi i moshës!problemi është i atyre që ka rreth vetes!!illimi i çdo diktature,është i njëjtë!ashtu si dhe fundi!!
    ajo fillon me një grup njerzish ku dikush është i pari!!ky grup njerzish,ndryshojnë jetë në shtetin ku marrin pushtetin,fitojnë mbështetje nga populli!më pas,ai që është i pari,fillon përplasjet me të tjerët,pra grupin e tij!!në atë grup ka njërëz që varjojnë nga idealistë deri në të ngjashëm me të parin,sociopatë!!në periudhën e parë të gjithë janë pothuajse të barabartë,më pas fillon ndarja duke krijuar aleanca!normalisht është i pari që krijon të tijat,duke eleminuar në radhë të parë idealishtët,duke përkrahur karrieristët dhe përfituesit ekonomik!me kalimin e kohës bëhen seleksionime gjithnjë e më të mëdha,duke u përpjekur të ruhet pushteti nga rreziku i njerzve të afërt!!pas një purge pothuajse totale të asaj që ka qënë në fillim,vjen zëvëndësimi me lakej!njerëz të zotë vetëm për të përfituar dhe mbijetuar!!ata duke ditur se çka ndodhur në purgat e para nuk kanë guxim të kundërshtojnë dhe nëse i pari,diktatori,flet gomarllëqe të papara!!prandaj i bëjnë qefin dhe kur ai i çon në greminë!!njeriu që të mbetet i freskët dhe elastik në mendim dhe në pleqëri,si putana jonë në diskutim,duhet të debatojë me njerzit përrreth,dhe jo të dëgjojë peqe lepe!!debati dhe pranimi i mendimit të tjertrit,të mban trurin dhe veprimet elastike!gjë që nuk ndodh tek sociopatët!!
    po të dëgjoni një njeri se thotë”duhet të më besosh sepse unë kam studiuar shumë,sepse unë kam shumë përvojë në shpinë,sepse unë kam këto doktoratura” pa paraqitur argumetet e sakta!?dijeni se keni të bëni me një sociopat,me një diktator,që ndoshta nuk ka aspak pushtet,por po ta kishte do të ishte një diktator i vërtetë!!
    -“Duket se ai respekton forcën, dhe nuk respekton vetëm dialogun.” kjo është e vërtetë!çdo diktator është i tillë në çmëdnurinë e tij!një njeri që gjithçka e ka vednosur me dredhi dhe forcë,kupton dredhinë dhe i nënshtrohet forcës!!
    -“Ai dëshiron të jetojë.”është e vërtetë!nga diktatorët që kemi njohur deri më sot,të paktën në kohët moderne,vetëm hitleri ka bërë vetvrasje,stalin dhe enveri kanë vdekur ngaqë ju ka ardhur dita,dhe të tjerë,kurse ata që janë vënë në kushte dorzimi janë përpjekur të mbijetojnë me çdo mënyrë!!
    po të shohim hitlerin,do të kuptojmë se ai nuk kishte asnjë dëshirë tjetër veçse marrëzisë së tij!ëndërra për një gjermani që do të kishte nën të gjithë botën!!privatisht,ai ishte një i “varfër”një njeri që nuk përdori lluksin për vete,me një jetë prej njeriu të thjeshtë!!pak a shumë dhe stalini dhe enveri,por jo sadami dhe gadafi!!ata bënë gjithçka për të bërë një jetë sa më të mirë,sa më lluksoze!!
    -“Putini e kundërshton ashpër anëtarësimin e Ukrainës në NATO.” dhe shkaku nuk është frika nga NATO,por thjeshtë dëshira për të qënë në qëndër të vëmëndjes,për të kapur vëndin e tij të humbur si superfuqia botrore,mënyra për të forcuar pushtetin e tij në rusi!!
    në vitin 2000 në një intervistë me BBC e devid frost ai pa pikë problemi i është përgjigjur pyetjes “nëse ai e sheh rusinë si pjestare të NATOs?”
    “përse jo??rusia është pjesë e kulturës europiane,dhe unë nuk mund ta përfytyroj të ndarë vëndin tim”!
    duke mos mjaftuar kjo,dy vite më pas i drejtohet NATOs me pyetjen”përse nuk po na dërgoni ftesën për të hyrë në aleancë?”!
    NATO i përgjigjet”ne nuk bëjmë ftesa,bëhet kërkesa dhe pasi shqyrtohet pranohet”!
    përgjijgja e putinit ishte “ne nuk jemi dokushdo që të presim në radhë njëlloj si vënde “rrëmbythje”!!
    që atëherë u mbyll problemi i NATOs!që aty ai e kuptoi që nuk mund të hynte në NATO si diktatori putin,por vetëm si Konfederata Ruse!!
    nëse mund të bashkëjetohej me një diktator si gadafi a sadami,ndoshta dhe me një bolsonaro,është e pamundur të bashkjetohet me një të tillë si putin a xi!!
    sidomos kur ju duket vetja të fortë dhe duan të gjunjëzojnë gjithë botën!!
    ja vlen bara qiranë për të jetuar të lirë!!

  • Marrveshja ka qene dy here gati oer tu firmosur, po e minuan shitesit e armeve.
    Kllouni vetem luan teater, se nuk ka me gje ne dore. Eshte shnderriar ne kukull. As ne hale nuk shkon dot pa leje.

    • travestito
      a me të vërtetë e ke??
      çfarë ishte për tu firmosur??
      që putana nuk kishte ndërmënd të sulmonte ukrainën,pra të prishte atë që paraardësi i tij e kishte quajtur shte të pavarur dhe për atë arsye kishe marrë 1500 bomba atomike??
      apo që të merrnin gjysmën e shtetit ukrainas??
      he ju qifsha robt,që keni dëshirë të dhunoheni nga dikush patjetër!
      mazokistët e mutit!!
      pale kur na dilni me mënçuritë se gjithnjë fiton dikush nga situata!!
      deri dje na hëngrët hajdarët duke thënë se pandminë e shkaktuan firmat farmaceutike,sepse ato po përfitojnë,sot luftën e shkaktuan prodhuesit e armëve sepse ato përfitojnë!!
      atëherë verën e sjellin shoqëritë turistike sepse ato përfitojnë,dimrin po ashtu?!
      hy rracë idiotësh!!

  • Duke qëlluar për vdekje njerzit që tentonin të kalonin murin e Berlin per të shkuar në perëndim, agenti i KGB me emrin Putin, u infektuar nga hiri i kufomës të djegur të Hitlerit. Si rezultat i këtij infeksioni, pandemia Covid-19 krjoi një hibrid me emrin PUTLER. Thonë se ky hibrid mostër është në krye të Rusisë të sotme prandaj edhe rusët e kanë frikë pasi po i infekton çdo ditë me idetë e “armës sekrete të Hitlerit dhe të flamurit të fitores”. Mjerë Rusia që po shkon drejt mesjetës të nënshtruar nga Putler dhe Kirill.
    Terroristët Islamikë shkatërronin çdo gjë që nuk përputhej me Koranin, Putler e Kirill deklarojnë se do të djegin çdo gjë që nuk përputhet me idetë e tyre që gjoja përputhet me “patriotizmin rus”. Në sajë të këtij patriotizmi PUTLER e KIRILL; dërguan në vorr për dy muaj mbi 20 mijë djem të rinj rus.
    Me Putler e Kirill as mos të mendohet të bëhet paqë. Ata përfaqësojnë BARBARëT e Mesjetës, mongolet që pushtuan Ukrainen për 250 vite Ata si tërë barbarët në shekuj, duan të invadojnë tokat e të tjerëve dhe veçanërisht perëndimin e pasur. Paqa do të arrihet me një Putler të vdekur ose ne Hage ku është e lirë qelia e Millosheviçit, dhe me drejtues të rinj të Rusisë me formim evropian e jo mesjetar. Rusia është në Evropë dhe duhet të jetojë në paqë me popujt e tjerë të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *