Abazoviç kryeministër, Osmani: Ndajmë rrugën e përbashkët drejt integrimit në BE

Amelda Amelda

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar kryeministrin e ri të Malit të Zi Dritan Abazoviç. Me anë të një postimi në Facebook, Osmani shkruan se është premtuese që të shohën në krye të një vendi fqinj, një mik që do të ndajnë së bashku rrugën drejt integrimit në BE.

Postimi i Plotë:

Sot Mali i Zi votoi qeverinë e re të udhëhequr nga z. Dritan Abazoviq. Në këto kohë kur kontinenti ynë sfidohet nga autokratët dhe kur vazhdimisht sulmohen vlerat demokratike, është jashtëzakonisht premtuese të shohësh në krye të institucioneve të një vendi fqinj një mik me të cilin ndajmë rrugën e përbashkët drejt integrimit në BE. Sot është po ashtu një arritje e rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi. Kosova dhe Mali i Zi gëzojnë raporte të shkëlqyera e jam e sigurt se bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet githnjë e më shumë. Urime e punë të mbarë, Kryeministër Abazoviq!

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *