Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried ka mbërritur prej pak kohësh në Kryeministri ku po zhvillon një takim me kreun e qeverisë Edi Rama.
Në këtë takim, diplomatja amerikane shoqërohet edhe nga ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, si dhe nga zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Mësohet se në përfundim të takimit me Kryeministrin Edi Rama, zyrtarja e lartë e DASH do të takojë edhe kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeajn dhe deputeten demokrate Jorida Tabaku.
j.l./ dita
