Policia e Tiranës ka njoftuar se 5 persona kanë mbetur të lënduar pas aksidentit të rëndë të ndodhur në kryeqytet.
Autobusi i “Unazës së madhe” përfundoi në lumin Lanë pasi një makinë i preu rrugën dhe për pasojë të lënduar lehtë kanë mbetur shoferi i autobusit Muhamet Kyçyku, 62 vjeç, faturino 61 vjeç, drejtuesi i autoveturës Jurgen Rama, 27 vjeç, një pasagjere e autobusit, F. Ç., 64 vjeçe, dhe pasagjeri i autoveturës, A. H., 27 vjeç.
Ndërkohë nga fotoja mund të dallohet se si makina ka përfunduar poshtë rrotave të autobusit në Lanë, prandaj më të dëmtuar kanë qenë personat që ishin në autoveturë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).
a.m/dita
