Është e vërtetë që COVID-19 ndryshoi planet e biznesit të zgjerimit për shumë investitorë, por pandemia nuk mund të jetë arsyeja e vetme pse ata nuk kanë ardhur në Shqipëri në dy vitet e fundit.
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, shprehet se përpos pandemisë mund të ketë edhe disa arsye strukturore që investitorët gjermanë kanë qenë jo dhe aq të pranishëm në vendin tonë, dhe këto lidhen me qëndrueshmërinë dhe parashikueshmërinë e politikave fiskale, zbatimin e ligjit për transparencën e prokurimeve publike, apo garantimin e një tregu konkurrues për të gjithë aktorët.
Zingraf shprehet se këto janë përshtypje që sipërmarrjet i raportojnë dhe sipas tij, është mirë që dhomat e biznesit të dëgjohen për problemet që ngrenë.
Gjermania ka pasur një angazhim të vazhdueshëm me projekte në Shqipëri nëse u referohemi disa sektorëve specifikë me projekte konkrete. Si paraqitet ky angazhim aktualisht?
Programet e qeverisë sonë po vazhdojnë. Për shembull, KfW ka mbështetur qeverinë shqiptare në reformën e sektorit të energjisë, duke dhënë kredi në bazë të politikave.
Transhi i parë është paguar vitin e shkuar dhe transhi i dytë do të vijë kur të arrihen objektivat. Po mbështesim reformën në këtë sektor, por kemi një fokus të gjerë edhe tek ekonomia lokale që edhe kjo po vijon.
Po nëse flasim për angazhim të kompanive private gjermane për të investuar në Shqipëri?
Duhet të nis me anën tjetër. Kur kompanitë vijnë në ambasadë është për problemet. Është një shenjë e mirë kur kompanitë nuk vijnë në ambasadë dhe vijojnë me projektet. Kjo ndodh shumë shpesh, por zakonisht shumë prej tyre vijnë tek ne si informatorë për projektet e tyre. Kompanitë në disa raste e bëjnë kërkimin vetë dhe në të tjera, jemi ne që i këshillojmë.
Konkretisht ka disa zhvillime në energji, veçanërisht ajo nga dielli dhe në sektorin e IT. Mund të them se ka projekte që janë në zhvillim, por nuk janë finalizuar. Pra kemi komunikim dhe shpresojmë që do të dalim nga “pushimi” i COVID-19, i cili ishte i gjatë dhe nuk pati shumë lëvizje.
Meqë jemi tek COVID-19. Dy vitet e pandemisë nuk kemi parë shumë investitorë. A mendoni se pandemia ishte e vetmja arsye që nuk pamë shumë biznese gjermane në vendin tonë apo mund të ketë edhe ndonjë arsye tjetër?
M’u duk se gjatë COVID-19 kishte një pushim në projekte dhe investime, por kam frikë se ka edhe disa arsye strukturore. Gjithmonë kur flas me qeverinë i përmend edhe fqinjët si Maqedonia e Veriut, që është në të njëjtën madhësi apo më e vogël, por ia ka dalë të tërheqë më shumë investime të huaja direkte gjermane. Në këto kushte, mund të pyesësh cilat janë arsyet?
Mund të jenë disa arsye strukturore dhe këshilla ime është që të dëgjoni çfarë thonë dhomat e tregtisë dhe kompanitë. Ka dhe disa fusha si politika fiskale, që duhet të jenë të qëndrueshme dhe të parashikueshme, zbatimi i ligjit, vazhdimi i reformës në drejtësi.
Edhe fusha të tjera si prokurimet publike transparente, apo garantimi i konkurrencës reale në treg, ku nuk lejohen monopolet apo oligopolet, siç e dëgjoj nga kompanitë dhe sipërmarrësit. Ndaj mendoj se qeveria duhet t’i dëgjojë ato që vijnë nga kompanitë.
Cilët janë disa nga sektorët që i konsideroni si potencialë ku mund të investohet?
Shoh interes në sektorin e energjisë dhe veçanërisht në atë diellore. Ka edhe ide për teknologji të reja dhe më të leverdishme, që shohin kombinimin e energjisë diellore me agrikulturën në të njëjtin vend.
E di që toka ka shumë rëndësi, pasi Shqipëria ka sipërfaqe të vogël dhe pjesa e sheshtë është edhe më e vogël, ndaj ka shumë konkurrencë, por ndoshta kombinimi i të dyjave mund të ishte më interesante.
Edhe sektori i IT mund të ishte interesant. Këto janë dy fusha që ne po mbështesim dhe me projekte nga qeveria gjermane. Këtu sjell në vëmendje dhe projektin për transportin urban në Tiranë. Ndaj mund të jepte një mundësi për kompanitë private për të ardhur.
Ne pamë një landfill të mbështetur nga qeveria gjermane në zonën e Maliqit, si një model të mirë të menaxhimit të mbetjeve. Shqipëria, nga ana tjetër, ka zgjedhur një tjetër rrugë, duke ndërtuar tre inceneratorë. Si është në fakt koncepti i menaxhimit të mbetjeve kur u referohemi standardeve të Bashkimit Europian?
Menaxhimi i mbetjeve ka nevojë për një koncept holistik, që nis me qytetarët dhe me shmangien e mbetjeve, ndarjen e tyre dhe më pas me pakësimin e sasisë finale të mbetjeve që duhet të depozitohet apo digjet në minimum.
Ky është fillimi. Më pas duhet të bësh llogaritë se cila është sasia dhe përbërja e kësaj sasie mbetjesh dhe cila është procedura më e mirë për ta bërë këtë. Këtu, në këtë rajon, kanë ardhur në konkluzionin që është më mirë të ndërtojnë një landfill të standardizuar dhe të sigurt.
Nëse ka volume më të mëdha mund të vish në konkluzionin që mund të kesh nevojë për një incenerator. Këta të fundit, në këtë koncept holistik, duhet të vijnë në fund, pasi janë shumë të shtrenjtë për t’u ndërtuar dhe shumë të shtrenjtë për t’u operuar ndaj duhet të bëhesh gati për këtë./Monitor
a.m/dita

“Larg nga kjo qeveri e korruptuar.”
Ky eshte nenteksti i intervistas se ambasadorit
Arsyea e vertete pse hezitojne gjermanet te investojne ne Shqypni eshte:
SHQYPNIA NUK ESHTE SHKEPTUR AKOMA NGA ENVERIZMI STALINIST DHE SE FANATIKET E ENVERIT NE PUSHTET SHOHIN AKOMA ENDERRA ME SY HAPUR ME BALLISTE E FASHISTE QE DUAN T’U MARIN PUSHTETIN KOMUNIST
Mjafton te shikosh si politika, pushteti dhe media kombetare i ben jehone LANC – it kriminal vellavrases qe u gatua ne Moske, mjafton te shikosh si nderon dhe feston politika jone kombetare 29 nentorin e Zi jugosllav qe solli me vete Murtajen e Kuqe Bolshevike ne Shqypni,
atehere:
SI TE INVESTOJNE GJERMANET NE KETE VEND FANATIK KOMUNIST?
ku:
Edi Rama, cuni i Kristaqit, killerit vrastar te Enverit drejton Shqypnine ne 3 mandate si nje Diktator komunist i vertete qe u fut frigen ne batk investitoreve te huaj
Eh gjerman, perhere i sakte. Krijoni kushtet e domosdoshme per investim. Askush nuk futet ne nje ambjent te pandershem e te paqendrueshem.
Mblodhni plehrat, i ndani ato, cojini ne landfild, shikoni sasinedhe pastaj vendosni menyren e perpunimit. Ne ecin partizance. Pa laps e leter. Pastaj qahemi, shajme e mallkojme dhe prap aty jemi, te fiku.
jemi ne budallenj por bota e di mir seçdo te thot shqiperej ose me mir albania. bota e ndan mutin nga buka kurse neve na duket muti koko. shikoni se çfar do te ndodh kete vit dhe me pas per nja 50 vjet ky i gjatiedi drama eshte kokra e mashtrusit. tani mbylli sportelet dhe hapi EALBANIA nga sot ne daten1 maj edhe kjo sdo funksionoi do rri e blllokuar qellimisht sdo kete me informcion fillon kaosi po pse behet kjo? sepse tani iken ilir muta nga froni dhe per mos ti nxjer pasurit qe kan dhe oto qe kan shitur u be kjo loj po kjo eshte edhe per berishen ramen oligarket deputetet kriminelat te gjith qe e kan rrjepur kete vend mbas shtatorit fillon ndahet ne tre pjes shqiperia. jugun e mer famija rrama. veriun familja berisha. dhe shqiperin e mesme familja meta. dhe rregjizori eshte skicofreni edi drama. dhe do ven ligjet e tyre do ngren nje bord te perbashket dhe do ta nxjerin me ligj qe te gjith burrat shqiptar qe kan keta ne hyqem te qihen ne byth nga e hena deri te shtun e diela pushim. dhe kush do te beje seks me gruan do mari leje ne E ALBANIA ,,,,rrofte mbreteria EDSAIL
Intelektual.
Qenke një koqe kandari i pashoq.
Po si thua ti o i mjerë e i dhjerë?Të harrohen e të mos përmenden ata që për lirinë e vendit dhanë jetën kundër nazistëve?
Nofkë të nderuar përdor zotrote,por nder e respekt nuk meriton për ato bajgat që i nxjerr nga goja e mëdha e i hedh në këtë koment.
Ç’faj ka Edi Rama se fitoi tre mandate,kur salë komunisti e shkatërroi pd-në e opozitën së bashku me ilir monikë pleshtin.?