Çfarë po ndodh me shëndetin e Celine Dion? Shtyhet sërish turneu i saj

Ornela

Shqetësimet janë të shumta për shëndetin e Celine Dion, e cila ka anuluar paraqitjet e saj të planifikuara muajt e fundit. U njoftua se po shtyn për vitin 2023 turneun e saj të madh evropian i cili do të fillonte në fund të majit nga Anglia dhe përfshinte dhjetëra stacione në shumë qytete të mëdha duke përfshirë Londrën, Parisin, Zyrihun, Berlinin dhe Pragën. Koncerti në Stadiumin Olimpik, i shtyrë nga viti 2020, për shkak të një koronavirusi, është planifikuar për 9 qershor 2023.

Megjithatë, ajo u shfaq dukshëm e zhgënjyer në mesazhin e incizuar në video, ku u bënte me dije fansave të saj se nuk do të mund të këndonte në muajt e ardhshëm në Evropë: “Ja ku jemi sërish, më vjen shumë keq, më vjen keq që duhej ti shtyja performancat e mia edhe një herë”, thotë ajo dhe shton: “Mjekët po më vëzhgojnë dhe vazhdoj të marr mjekim, por ende kam spazma muskulore. Rikuperimi zgjat shumë më shumë nga sa e kam menduar dhe duhet të jem në formë të mirë, të jem e shëndetshme, të jap 100% nga vetja në skenë, ashtu siç e meritoni. Doja t’ju tregoja se si ndihem, t’ju them se më vjen shumë keq për këtë lajm”.

Aventura e fundit shëndetësore e këngëtares fituese të çmimeve thuhet se filloi në karantinë dhe u bë e njohur vjeshtën e kaluar kur u njoftua anulimi i shfaqjeve të saj live të planifikuara për tetor 2021 në Las Vegas. Disa muaj më vonë, në fakt, janarin e kaluar, ajo njoftoi se nuk ishte në gjendje të përfundonte turneun e saj në Amerikën e Veriut. “Unë shpresoja se do të isha shëruar deri tani, por mendoj se duhet të jem e durueshme dhe të ndjek udhëzimet e mjekëve të mi”.

Gjithashtu Dion ka bërë një referencë të veçantë për rëndësinë e shëndetit mendor, duke thënë në mënyrë karakteristike: “Është shumë e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin tonë mendor. Ju lutemi jini të sjellshëm me veten dhe të tjerët. Mos harroni se nuk jeni vetëm. Ka ndihmë atje nëse ju nevojitet”.

Deklarata e mësipërme bëri që shumë njerëz të besojnë fatalisht se konvulsionet e vazhdueshme që ajo po përjeton janë të etiologjisë psiko-neurologjike duke pasur parasysh presionin e fortë psikologjik që ajo ka marrë me sëmundjen dhe vdekjen e bashkëshortit të saj të dashur Rene dhe vëllait të saj, i cili vdiq nga kanceri disa ditë pas humbjes së bashkëshortit në moshën 59-vjeçare!

Celine Dion, ndonëse e pushtuar nga dhimbja e humbjes, aktivizoi të gjitha rezervat e forcës që i kishin mbetur dhe arriti të ngrihej sërish në këmbë dhe të vazhdonte karrierën e saj brilante me “armën” kryesore dashurinë e tre fëmijëve të saj. Kështu ajo mundi të përballej me një problem serioz me kordat e saj vokale që u shfaqën në vitin 2012 dhe një sëmundje tjetër në vesh në vitin 2018.

Ndërkaq motra e saj, në një intervistë të dhënë për një revistë franceze pak kohë më parë, kishte pranuar se ajo me të cilën po përballet është tejet e pakëndshme, por nuk përbën rrezik serioz për shëndetin e saj.

l.b./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *