Kuvendi Kombëtar i PD-së ka prezantuar dhe më pas miratuar sot ndryshimet statutore në këtë parti. Me ndryshimet e reja, deputetët, kryetarët e degëve, kryetarët e Bashkive, bëhen automatikisht anëtarë të Këshillit Kombëtar, pa votim.
“Këshilli Kombëtar përbëhet nga Kryetari i PDSH-së dhe 150 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Kuvendi Kombëtar. Brenda këtij numri, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa iu nënshtruar procesit të votimit, ish-Presidentët, ish-Kryeministrat, ish-Kryetarët e Kuvendit dhe ish-Kryetarët e PDSH-së, që janë anëtarë të PDSH-së në momentin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Janë automatikisht kandidatë: a) anëtarët në detyrë të Kryesisë së Partisë; b) kryetarët e degëve të PDSH-së; c) deputetët dhe ministrat në detyrë, anëtarë të PDSH-së; ç) kryetarët e Bashkive dhe Kryetarët e Këshillave të Bashkive dhe të Qarkut, që i përkasin Partisë Demokratike”, thuhet në ndryshimet statutore.
Në përputhje me mundësitë e saj financiare, Partia Demokratike ndërton aparatin e saj qendror administrativ i cili funksionon sipas një rregulloreje të brendshme. Aparati qendror administrativ drejtohet nga Administratori i Përgjithshëm i Partisë, i cili emëron dhe shkarkon personelin e kësaj administrate. Struktura e aparatit qendror administrativ përcaktohet me vendim të Kryesisë së Partisë. Administratori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet me vendim të Kryesisë së Partisë.

Gjithashtu, Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit ka shkarkuar Enkelejd ALibeaj si kreun e Grupit Parlamentar të PD, duke shpallur sot vakancën për pozicion. Belind Këlliçi u shpreh se kreu i Grupit Parlamentar të PD do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar.
“Në mbështetje të statutit të Partisë Demokratike, për organizimin dhe funksionimin e grupit parlamentar të PD, me propozim të Rithemelimit, Kuvendi vendosi të konstatojë vakancën e kryetarit të grupit parlamentar të PD. Ngarkohet këshilli kombëtar për zgjedhjen”, tha Këlliçi.
a.m/dita

Duket se Kuvendi i Perbindeshit te Vicidolit ka mbeshtetjen e Gjykates Serbe te Tiranes.
A te shkretet ne popull i mjere .Keta jane jashte ligjit , Por ne te shkretet popull paguajme me taksat tona keta rufjane delenxhinj “depuetete ” Cohuni o popull , mos i lini te bejne teater majmunesh me ne, keta neokomuniste ,qe na kane genjyer e mashtruar qe nga 91 , me dy gishta perpjete , gjoja e me emrin e bukur “DEMOKRACI ” .
Mire Saliu ka te drejte ,se ka interes qe te ruaje koken dhe familjaret e tije , por edhe hajdutet e tjere te PD prap duhet ti shkojne mbrapa , se ja ka letrat ky , plus edhe ish sigurimsat dep te PD , por nuk kuptohet fare si i shkojne keta deputetet e rinj , qe jane komplet te pa perlyer e pa dosjes si Kellici me shoke ,sinqerisht nuk i kuptoj .Jeni te gjithe komplet te pa ligjshem apsait oooo buuuudallenj me brire .
Qellimi eshte te kapin cte mundin. Mund te behen deputete dhe aty eshte nje pozicion i mire. Shpresojne per kandidatura ne zgjedhjet lokale per kryetare bashkie. Ka disa kaqola qe shpresojne vende pune. Shtresa e fundit jane llumi, budallenjte, te cmendurit, zaptues tokash dhe njerez qe nuk duan te paguajne dritat dhe ujin. Kjo eshte PD e Rithemelimit. Ne kryt eshte Nongrata.