Me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Atdheut
Nga DHIMITËR SHTËMBARI
Në një nga strofat hyrëse të poemës së shkëlqyer “Përse mendohen këto male”, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, do të shprehej madhërishëm:
“Nga supet
Pushkën e gjatë s’e hoqe kurrë,
Nga supet e tua plot plagë,
Nga supet kockë e lëkurë.
Bukën e ngjyeje me shëllirë,
Shëllirë dhe misër përnatë,
E ruaje atë pak yndyrë,
Oh, atë yndyrë të paktë,
Për mikun dhe pushkën e gjatë,
Për të lyer pushkën e gjatë!”
Në këto vargje të fuqishme poetike është thënë gjithçka: jo pse shqiptari kishte dëshirë të luftonte, por atij i ishte imponuar nevoja për ta mbajtur armën përherë pranë për të mbrojtur Atdheun. Ja pse ai, sikundër thotë shkrimtari ynë i madh, “pushkën e gjatë s’e hoqi kurrë”.
5 Maj – Ditë e shenjtëruar
Mbase paksa ndryshe nga datat e tjera të kalendarit historik të popullit tonë, 5 Maj është Ditë fort e shenjtëruar. Është e tillë, sepse na është ngulitur në mendje si e shënuar me gjak. Sidomos për ata të brezit të Luftës dhe për pasardhësit e tyre, kjo datë ka folur dhe vazhdon të flasë shumë. Dhe s’ka se si të ndodhë ndryshe.
Simbolika e 5 Majit është shumë kuptimplote, ca më shumë që lidhet me rënien heroike të Yllit të Rinisë Shqiptare – Qemal Stafës. Duke vrarë këtë udhëheqës të shquar të Rinisë, fashistët patën menduar se do të mund të vazhdonin kositjen e barit të pranverës që afrohej. Por ishin gabuar. Shqiptarët ecnin trimërisht në rrugën e ëndrrës së madhe. Ata ishin nisur në një rrugë pa kthim.
Vet Qemali do të shkruante: “E vjetra shembet; kohët po ndryshojnë. Një jetë e re po lulëzon gërmadhash”.
Po cili ishte Qemal Stafa?
Lindur në Elbasan më 20 mars të vitit 1920 nga prindërit Hasan e Sabrie, Qemali që në vegjëli u mëkua me cilësitë më të vyera njerëzore. I ati, si ushtarak që qe, detyra e pat dërguar të shërbente në Shkodër në vitin 1923, kur i biri ishte vetëm trevjeçarë.
I etur për dije e kulturë, djaloshi elbasanas filloi e vazhdoi mësimet në Kolegjin Saverian. Kështu, tetë vjet; deri më 1933. Në këtë vit u mbyllën shkollat private, kështu që Qemali kaloi në Gjimnazin Shtetëror të Shkodrës. Nxënës tepër i zgjuar, ai do të shquhej dukshëm mes moshatarëve të vet.
Në vitin shkollor 1934 – 1935 do të ishte nxënës edhe i Skënder Luarasit. Ky i fundit, në një rast do t’u jepte nxënësve të bënin një temë hartimi rreth disa vargjeve të Vilhelm Telit, të Shilerit – shkrimtar i famshëm gjerman. Hartimi i Qemalit bëri bujë jo vetëm në shkollë, por edhe në rrethet intelektuale të qytetit. Rrezatonte ide të fuqishme dhe mesazhe politike tej moshës që kishte.
Me ndarjen nga jeta të të atit, familja e Qemalit u vendos me banim në Tiranë. Kjo ndodhi në korrikun e vitit 1936. Në shtator të po këtij viti i ardhuri nga Shkodra u regjistrua në Gjimnazin Shtetëror të Tiranës.
Teksa ishte në qytetin verior, edhe pse tepër i ri në moshë, pat përqafuar idetë më përparimtare të asaj kohe. Së bashku me Vasil Shanton, Gjovalin Lukën, Tuk Jakovën e disa të tjerë u bë themelues i Grupit Komunist të Shkodrës.
Në vitin 1938 pati një valë të gjatë arrestimesh! Mes të tjerëve, u burgos edhe Qemali natën e 24 janarit të vitit 1939, domethënë vetëm tre muaj para pushtimit fashist të 7 prillit. I mbyllur në njërën nga qelitë e Burgut të Vjetër të Tiranës, si shumë të tjerë edhe Qemali doli prej aty gjatë trazirave të pushtimi fashist.
Ashtu sikundër disa nga shokët e Udhëheqjes së lartë të Partisë Komuniste, edhe Qemal Stafa për disa kohë qëndroi ilegal në shtëpinë e antifashistes së vendosur, Bije Vokshi.
Ra si trim dhe mbeti përjetësisht Hero
Dihen tashmë rrethanat e rënies së Qemal Stafës: Më 5 maj 1942, i rrethuar befasisht nga karabinieria fashiste në një shtëpi të thjeshtë tiranase diku afër spitalit, Qemali organizoi daljen nga rrethimi të shokëve e të shoqeve të tija. Dhe, vetëm mbas këtij veprimi, bëri lëvizjet e veta për t’i shpëtuar plumbave të armikut. Por nuk qe e mundur të shpëtojë. Nuk pranoi të binte në duart e armiqve. I qëndroi besnik idealit që mbronte. Bie si trim për të mbetur përjetë Hero në kujtesën historike të mbarë popullit.
Ishte e trishtueshme të dëgjoje gjatë një debati televiziv një intelektual që e minimizonte, për të mos thënë e vulgarizonte, aktin e rënies së Yllit të Rinisë Antifashiste Shqiptare! Sipas tij është krijuar një mit absurd lidhur me vrasjen e Qemal Stafës; nuk ka bërë akt patriotik!!! Nuk kuptohet se ç’ka dashur ky intelektual të bënte më tepër Qemali nga ç’bëri në fakt për t’u konsideruar Hero!!!
E vërteta është, se për këtë figurë të shquar të Rinisë Shqiptare nuk është krijuar asnjë mit, por është treguar një realitet, që atë e lartëson nga çdo pikëpamje: edhe si idealist, edhe si atdhetar. Ai nuk i braktisi shokët, as shoqet. Pasi i pa të largoheshin të gjithë, ishte i fundit që doli nga shtëpia. Të paktën, kjo është ajo që pohohet nga të gjithë ata që kanë pas dhënë shpjegime lidhur me çastet kur binte Heroi i Rinisë.
Se i ç’brumi ishte Qemal Stafa, këtë e shprehin edhe ato çka lënë të shkruar. Ai qe dhe mbeti deri në fund shprehës dhe interpret i ndjenjave më të pastërta të popullit të thjeshtë. Ja se si shprehej në një nga poezitë e veta: “N’mëngjezet e ftohta,kur acaria/ ngrin ujtë e çatisë/ i mbledhun, i krusun del nga shtëpia/ i bir i urisë”.
Rruga e historisë është çarë me shpatë në dorë
Populli ynë e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë.
Iu desh Gjergj Kastriotit, Heroit tonë Kombëtar, që t’i bënte grusht shqiptarët dhe, ashtu të bashkuar e me shpata në duar, të luftonin për t’u mbrojtur nga pushtuesit turq.
Iu desh të merrnin në duar pushkët me gjalmë trimat e Rilindjes; Çerçiz Topulli, Mihal Grameno – Heronj të Popullit, dhe të tjerë si këta, për t’íu shkëputur vargonjve të robërisë turke.
U desh të nisej nga larg për në Shqipëri në krye të shumë atdhetarëve të tjerë Ismail Qemali – Hero i Popullit, pa të ngrihej në Vlorë Flamuri Kombëtar dhe të shpallej Pavarësia.
Por edhe kohët që do të vinin ca më pas nuk do ta ndihmonin Shqipërinë e fillimshekullit të njëzetë! Sepse edhe pse e pavarur tashmë, shqiptarëve sërish do t’iu duhej ta mbanin pushkën supit.
Se duheshin përzënë italianët nga Vlora. U desh të derdhej prapë gjak në verën e vitit 1920 gjatë epopesë së Luftës së Vlorës.
Se këtu do të luftonin e do të binin si luanë Sali Vranishti, që sa rrojti i luajti gishti.
Se këtu do të binte Kanan Maze, që në çastin e plagosjes do të shprehej: “S’ka gajle se Kanani mbeti pa gojë; Shqipëria le të rrojë”.
Se po këtu do të binte edhe Selam Musaj, për të cilin poeti i mirënjohur Agim Shehu do të shprehej me vargje të ndjera poetike: “Kështu rënçim, fole/ e ç’vlen sa liria/ lule Labi ynë/ Selam Salaria”.
Nëpër kohë, kurban të atdhetarizmës
Rruga e heroizmit shqiptar s’ka pasur të mbaruar. Nëpër kohë nuk kanë pushuar kurbanët e atdhetarizmës.
Gjatë regjimit të Zogut pati shumë atdhetarë të vërtetë, që iu kundërvunë hapur padrejtësive shoqërore të kohës, sikundër edhe politikës antikombëtare, me dyer të shqyera, të asaj qeverie tepër të korruptuar.
I ardhur në pushtet me ndihmën e sërbëve, që në ditët e para të qeverisjes së tij nisën përndjekjet. Dhe për të ushqyer ambiciet e veta solli rreth vetes lloj – lloj halldupësh, mjafton që të mbretëronte!
Pa dalin disa dhe thonë, se Zogu na paskej qenë tolerant, e se si i tillë, nuk shquhej për shpirtin e tij të hakmarrjes! Mirëpo…
Ahmet Zogu u tregua mizor teksa vrau në Shpellën e Dragobisë Plakun e Maleve, bacë Bajramin e Tropojës. Kjo vrasje ka mbetur njollë krimi në figurën e Ahmet Zogut.
Vrau mbas shpine Luigj Gurakuqin – nënshkruesin e Pavarësisë, një nga ish ministrat më në zë të kabinetit qeveritar të Ismail Qemalit. Vrasja e këtij intelektuali të shquar kombëtar mbetet një tjetër dëshmi për shpirtin hakmarrës të të ashtuquajturit mbret të shqiptarëve.
Ahmet Zogu shkoi në plumb libohovitin e famshëm, Avni Rustemi.
Përdori dorë gjakatare për të vrarë Riza Cerovën…
Curri, Gurakuqi, Rustemi, Cerova janë Heronj të Popullit, kurban të atdhetarizmës..
Në SPanjë, vendosmërisht kundër fashizmit
Shqiptari është karakterizuar në të gjitha rastet nga ndjenja e antifashizmit. Ishte pikërisht kjo ndjenjë që nxiti mjaft djem e vajza nga Shqipëria të shkonin në Spanjë për të mbrojtur Republikën nga forcat fashiste të Frankos. Këta bijë të popullit tonë nuk ishin aventurierë, që nxitonin verbërisht për të shkuar atje ku plaste pushka. Ata e kuptonin, se ajo çka kishte ndodhur në Spanjë, shpejt a vonë do të mund të ndodhte, sikundër edhe ndodhi në fakt, edhe në vendin tonë.
Këtij 5 Maj i bën nder kësaj date të shenjtëruar emri i Asim Vokshit nga Gjakova, që luftoi e ra si Hero në Fuente del Ebro të Spanjë, në një nga betejat e famshme kundër fashizmit.
I bëjnë nder kësaj date të shenjtëruar emri i pavdekshëm i Musa Fratarit nga Mallakastra, i Ramiz Varvaricës nga Peshkopia, i Teni Konomit nga Korça, i Meleq Gosnishtit nga Kolonja, i Xhemal Kadës nga Peja, i Dhimitër Kostës nga Leskoviku, i Thimio Gogozotos nga Parga e Çamërisë, i Urfi Agollit nga Dibra, i Zef Hotit nga Malësia e Madhe dhe ai i mjaft të tjerëve.
Siç edhe shihet, antifashistët shqiptarë që luftuan në Spanjë kanë qenë nga të gjitha trevat e vendit; nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e deri nga Çamëria martire.
LANÇ është medaljon i artë në gjoks të Atdheut
Epopeja pesëvjeçare e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nxori edhe plot dëshmorë e heronj të tjerë. Mbi të gjitha, nxori një popull hero.
Më 7 prill 1939 do të binte Mujo Ulqinaku – Hero i Popullit dhe shumë të tjerë mbas tij.
Më 17 maj të vitit 1941 Vasil Laçi, djaloshi nga Piqerasi i Sarandës, qelloi me pistoletë kundër Viktor Emanuelit – Mbretit të Italisë dhe Shefqet Vërlacit – kryeministër kuisling i Shqipërisë, por pa mundur t’i vrasë. Krisma e kësaj pistolete do të niste krismat e pandërprera të partizanëve shqiptarë deri në çlirim.
Dhe zinxhiri i heroizmave nuk pati të mbaruar: Ditën e themelimit të Partisë, 8 nëntor 1941, do të binte në Korçë gjatë një demonstrate të fuqishme Koci Bako – Hero i Popullit.
Të përfshirë në formacione të rregullta të UNÇSH, partizanët shqiptarë shkruan faqe të shumta heroizmi. Që në dhjetorin e vitit 1942 lufta e popullit shqiptar, e pranuar zyrtarisht nga qeveritë e shteteve që përbënin Koalicionin e madh Antifashist Botëror, u lidh ngushtë me atë të të gjithë popujve antifashistë të botës.
Do të na duhej të shkruanim gjatë po të përmendnim tërë ata dëshmorë e heronj që ranë gjatë LANÇ, por po ndalemi te disa nga shoqet Heroina të Popullit: Margarita Tutulani, Liri Gero, Shejnaze Juka, Zonja Çurre, Fato Berberi, Bule Naipi, Qeriba Derri, Hibe Palukuqi, Mine Peza, Nimete Progonati, Qybra Sokoli e mjaft të tjera.
Gjatë Luftës heroike Antifashiste Nacionalçlirimtare u manifestua fuqishëm edhe vëllazërimi i shqiptarëve me minoritetin grek në Shqipëri. Të shumtë ishin minoritarët në formacionet partizane të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, mjaft prej të cilëve ranë dhe mbetën të pavdekshëm në kujtesën e mbarë popullit.
Luftuan e lanë emër figura të tilla të minoritetit, si Lefter Talo, Theodhori Mastora e të tjerë.
Në radhën e atyre që i kontribuon luftës kundër pushtuesve të huaj ishin edhe trimat e Batalionit Partizan “Antonio Gramshi”, përbërë nga antifashistë italianë. Mbi 70 të tillë dhanë jetën e tyre kundër nazistëve gjermanë, mes të cilëve edhe komandanti i këtij batalioni, Tercilio Kardinali.
Kurorë lavdie mbi kokën e çdo shqiptari
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit tonë është kurorë lavdie mbi kokën e çdo shqiptari.
Me 28 mijë Dëshmorët e rënë në 28 mijë km katrore, Shqipëria zë vend nderi në Evropë e në botë për nga kontributi i gjakut të derdhur për të mposhtur bishën e egër nazifashiste gjatë Luftës II Botërore.
Edhe mbas çlirimit të Atdheut popullit shqiptar i është dashur të derdhë gjak për mbrojtjen e integritetit tokësor dhe të sovranitetit shtetëror. S’mund të kalonim më tej në këtë shkrim pa folur edhe për shpirtin e pastër dhe sakrificën sublime të atyre burrave e grave, që, në heshtje, dhanë jetën për çështjen e popullit dhe të Atdheut.
Heroinat e Mirditës, Mrika Lokja, Marta Tarazhi, Shkurte Cara dhe Prenda Tarazhi u ngritën si burrëresha kundër botës së vjetër. Ja pse armiqtë e përparimit i masakruan në mënyrë të paskrupullt. Shpirti i hakmarrjes ndaj tyre u derdh deri edhe mbi broncin që përjetësonte këto bija të pavdekshme të Mirditës.
Të skalitur në kujtesën e popullit kanë mbetur e do të mbesin edhe emrat e tërë atyre Heronjve të Heshtur, që sakrifikuan aq shumë për mbrojtjen e integritetit të Atdheut.
Duke u përulur në gjunj para veprës së pavdekshme të Dëshmorëve të Atdheut nuk mund të mos kujtojmë me shumë nderim gjakun e derdhur edhe nga vëllezërit e kombit tonë, në Kosovën martire.
* * *
Tetëdhjetë vjet mbas rënies heroike të Qemal Stafës populli ynë i është bashkuar familjes së madhe evropiane, e cila i ka garantuar edhe mbrojtjen e vendit. Në këtë kuadër, efektiva të Ushtrisë sonë herë mbas here iu qenë bashkuar forcave të shteteve partnere për kryerjen e misioneve të ndryshme për paqë. Pikërisht gjatë kryerjes së një detyre të tillë ra edhe ushtaraku shembullor, Feti Vogli.
Kohët që kalojmë, kur jo shumë larg nesh po luhet një tragjedi e tmerrshme, na bëjnë ta kremtojnë sa më madhërishëm 5 Majin e gjakut të derdhur për çlirimin e Atdheut.
Sepse ende tingëllon fuqishëm dhe aktuale ajo që ka pas thënë dramaturgu i famshëm gjerman, Bertold Brehti: Barku që polli fashizmin, akoma nuk është shterpëzuar.
Per cfare “Skiptaresh” e kini Llafne?
Poeti Greke Solomon’s ka thene qe cdo gje Kombetare duhet te jete e Verteta.
Me hapjen e Shkolles (Open Skolio) se pare Shqipe ne fund te shekullit te 19te me ndihmen e armiqve te Kombit te Pirros dhe Kastriotit Austro-Italise kishte rreth 1500 Skolio Greke ne Vorio Epirin e Kastriotit dhe rreth 1200 Turke.
Lind pyetja.
Perse Rilindasit e Pashallekut turk si Ismail bej Vlores, Frashellinjve, Hasaneve, Tahsimeve, Hamzave, Mah-Muteve, Abdullaheve nuk you bashkuan “Vellezerve” te tyre Arvanite per tu Cliruar nga Pushtimi Osmane?
Bile u bene edhe Deputete ne Parlamentin Osmane apo ndihmuan Ataturkun per te vrare dhe likuiduar Heronjte e Popullit Greko-Ilyre me ne krye Arvanitet qe kishin dekada te tera qe luftonin per tu cliruar.
Keta Bastarde me Ndergjegje Osmane jane Heronjte e Albanistanit.
Perendimi Hipokrite sidomos hajdutet e Parthenonit Angloamerikanet,Pasuri e popujve tane Greko-Ilyre flasin per te “Drejta te Njeriut” por per Agia Sofian dhe qindra Istitucione tona te kthyera ne Xhami nuk thone Asgje.
Bile e Falenderojne Sulltanin Erdogan qe po kryen me perpikmeri qellimet e tyre.
Te vetequajturit Skiptare duhet te kuptojne dhe Nderojne Vetveten.
Ndarja e Epirit nga Colonizatoret Angloamerikane ne te Veriut (Voras greq) dhe te Jugut (Jugo sllavisht) te dyja keto si Pashallek turk eshte Fatkeqesia (fate angl) me e Madhe.
Pene ARTI atdhetar,-Dhimiter Shtembari- te lumte ! Shkruani kete KRYE shkrim-HITORI e TERE.me Qemal Stafen-krye HEROIN e atdhetut TONE Ju Falemindrit.
I perjetshe kujtimi i Qemal Stafes-Kryeherroit-shqiptar!
Ditet NJEMIJE juve,nje nga KRYESORET ne Krye te Komitet te PERGJITHSHEM te VETERANEVE-tane Pene ATDHETARI -Dhimiter Shtembari.! Me mbi 100 *PASUES VETERANE*sa bashkatdhetre te Torontos ne krah,-Ju peshendesim e falenderojme. Guri Naimit D.me org e “Pasuesve Veterane”Toronto..
Ditet njemije- i nderuar Dhimiter Shtembari- per sa sjell ne kete shkrim brilant…ekjartesia sa trajtoni.
Kalofshi gezuar festat e MAJIT…Une po ri-nenvizoj, si kryefjale te shkrimit Tuaj: *Lufta Antifashste N.Cl. e popullit tone -eshte KURORE LAVDIE mbi koken e cdo SHQIPTARI*! Gyri Naimit D. *Pasuese Veterani*
Pse o te URUAR nuk ma keni vene komentin!…megjithate ;Te lumte Dhimiter Shtembarri,sa ke shkruajtur.Atdhetar i nderuar i *Kryesine e Komiteti veteraneve*Ju,mes saj.
Me 100 *Pasues veterane* ne Toronto ju uroj!.
Pergezime autorit per shkrimin dinjitoz. Kjo teme kerkon te pasurohet çdo dite duke ruajtur dhe promovuar vlerat historike te popullit tone nder shekuj per liri dhe pavarsi..Dhe sidomos per gjakun e derdhur nga bijte e vet! Desha ti shtoj ketij shkrimi edhe epopene e UÇK ne luften historike per pavarsine e Kosoves…qendresen e Jasharajve.. gjeneralin e tre lufterave Tahir Sinani, por edhe heroinen tropojane Zarife Hasanaj, rene ne misionet paqeruajtese jasht vendit te FA shqipetare! LAVDI!
O Shtembar fanatiku i LANC – it kriminal jugosllav te Enverit qe u gatua ne Moske dhe qe solli me vete Murtajen Bolshevike te Stalinit po nuk e ke mesuar o mavri se:
5 MAJI ESHTE DATA E ZEZE E TRADHETISE ENVERISTE SEPSE NE KETE DATE ENVERI SPIUNOI TE FASHISTET QEMAL STAFEN NGA VILA E KUNATIT TE TIJ KRYEFASHIST BAHRI OMARI KU JETONTE BASHKE ME NEXHMIJE FASHISTEN
Pse nuk pyet familjaret e Drita Kosturit apo motrat dhe familjaret e Qemal Stafes per kete tradheti te Enverit qe ne te njeten menyre likuidoi te gjithe shoket e tij?
PO PSE ME KETE PROPAGANDE PUTINISTE DO HYJE SHQYPNIA NE BE?
Po hiqni kete foto o gazeta DITA kete foto te rezilit te vepres megallomane te stilit sovjetik te Kristaqit, babait te Edi Rames, qe ishte Killer pa meshire i Enverit dhe Ramicit,
qe:
Nuk e gjen si Kryeminister pinjoll Killeri Vrastar ne asnje vend tjeter te Botes Demokratike dhe vetem media sovjetike e Putinit i kendon elegji komuniste LANC – it kriminal vrastar dhe lavderon veprat e killerave komuniste qe kane mbushur lumenj me gjak njeriu.
Lavdi deshmoreve te luftes ncl si pjesa me e ndritur e historise mijera vjecare te popullit shqipetar..
Lavdi Heronjve qe flijuan jeten per Shqiperine ,
per popullin e neperkembur , per lirine!
S’kursyen asgje nga vetia ;as rinine !
U printe dhe force u jepte Ideali,
Dhe mbeten “Yje te pashuar”!
si diamante a margaritar!\
Me shpirtin e tyre te kulluar
Dhe populli ne perjetesi ata i ruan!