Kryebashkiaku i Mariupolit Vadim Bichenko ka thënë se rusët kanë vrarë dy herë më shumë civilë në Mariupol sesa gjermanët nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët vranë 10.000 civilë gjatë dy viteve që pushtuan Mariupolin. Rusët e dyfishuan këtë numër”, tha Boychenko
Ndërkohë një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes në Ukrainë tha se rusët kishin shtuar sulmet e tyre në Ukrainën lindore, duke shtuar forcat e tyre në vend.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se forcat e saj të armatosura goditën sot 17 objekte ushtarake ukrainase me raketa me precizion të lartë, duke shkatërruar një bazë komande ushtarake dhe një depo raketash dhe artilerish, raporton Reuters.
Në një postim në rrjetet sociale Ministria e Mbrojtjes deklaroi gjithashtu se sulmet ajrore gjatë ditës vranë më shumë se 200 ushtarë ukrainas dhe shkatërruan 23 automjete të blinduara.
Në postim nuk përmendet sulmi në aeroportin e Odesa, për të cilin guvernatori lokal tha se u krye me një raketë ruse, duke dëmtuar pistën.
j.l./ dita

Genjeshtra e perseritur behet Mit,Legjende dhe Legjenda qendron ne trute e majmuneve antropomorfe me shume se E VERTETA.
Gjermania sulmoi BRSS,kur Stalini,ashtu si Putini grumbulloi Ushtrine e kuqe ne kufirin Polak.
Demokracite Liberale te Perendimit ndihmuan Rusine me te gjitha armatimet,mjetet,ushqimet,nga deti veriut,nga Irani,nga Lindja,ashtu si po ndihmojne sot Ukrainen.Ushtria gjermane qendroi ne Europe vetem 3 vjet.Ushtria ruse sulmoi Finlanden,Polonine,Moldavine, por asnje qeveri Perendimore nuk e quajti agresor dhe shkaktar te luftes se dyte boterore.
BRSS e mbajti te pushtuar Evropen Lindore per 50 vjet,,Pervetesoi shtete te pavarur si Moldavia,Republikat balltike.gjysmen e Finlandes,Prusine Lindore,por perseri Perendimi Liberal nuk reagoi ndaj pushtimit ruso-sovjetik.
Po kuptojne sot qe u sulmua Ukraina cfare eshte pushtimi rus.Cfare rreziku paraqet per boten Shovinizmi sllav.