Banorët e Rinasit janë ngritur në protestë dhe kanë bllokuar aksin rrugor për në drejtim të Rinasit dhe janë përplasur me policinë pas vendimit nga ARRSH se qarkullimi drejt Aeroportit do të realizohej me një sens lëvizjeje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Aktualisht është bllokuar rruga tek Ura e Gjolës nga 60-70 protestues që janë banorët të zonës ndërsa kanë mbërritur edhe forca të FNSH.
Mjetet që vijnë nga veriu për në Rinas duhet të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport. Kjo është arsyeja përse kanë dalë në protestë pasi i është zgjatur rruga për të shkuar në punë dhe jo vetëm! Ata thonë se i kanë izoluar dhe nuk shkojnë dot as për të përcjellë në banesën e fundit të afërmit e tyre. Ndërkohë i janë shtuar kostot e përditshme në një kohë kur çmimet e karburanteve dhe shportës janë rritur.
Banorët e shqetësuar thonë se rruga do të jetë e bllokuar deri në orën 12:00 të mesditës së sotme, ndërsa nëse nuk ka zgjidhje do të vijojnë edhe ditët e tjera. Sa i përket prezencës së forcave të policisë, njëri prej protestuesve paralajmëron se do të reagojnë ndryshe nëse do të ushtrohet dhunë.
“Për të blerë bukë, duhet ti biem nga Vora. Nuk çojmë dot fëmijët në shkollë. Unë e kam marrë vesh pardje, nuk dimë asgjë. Nuk ka asnjë rrugë, vetëm nga Fushë-Kruja. Është planifikuar protesta 10-12. Deri me 12 nuk do të lëvizim. I kemi njoftuar të gjithë. Këtu është planifikuar vendi. Nesër nga 6 orë do rrimë këtu derisa të hiqen tabelat. Nuk gjendet zgjidhet me këta. Shihe çfarë ka bërë kryeministri jonë. Ne nuk kemi ardhur me shkopa gome. Ne kemi ardhur me duar në xhepa. Nëse njëri nga banorët e Rinasit preket me dorë, atëherë keni për ta parë se kush janë banorët e Rinasit”, thonë banorët.
“Për 100 metra rrugë duhet të bëj 60 km, duhet të shkoj në Vorë, në kthesë të Kasharit e të kthehem”, thotë një tjetër banor.
a.m/dita

Çfarë janë këto protesta në kohë lufte.Perzejini dhe po guxuan të dalin prapë,ti merret prona dhe ta shohin pastaj.Keto janë skenarët e Berishës dhe Putinit.
o riKARd Nikson, do te doja te te shihja ty ne nje situate kur te presin rrugen se kshu nga divani te gjithe jemi komod. Ne vend qe tju lehtesoje jeten e veshtire, sidomos njerezve ne periferi, vete dhe ju mbyll rrugen. Thirri mendjes o laroooo
Nje qeveri qe drejton vendin me fb,nuk te le as te varrosesh robin.
Usa
Sa per dijeni rruga Preze-Rinas eshte 100 vjecare.
Banoret atje jane autoktone.
Nuk behet zgjidhja me polici.
Te ndalohen mjetet e renda e autobuzet.
Rruga eshte mjaft e gjere per autoveturat
Polici nuk mund te drejtoje njerezit ku te marrin buken ku te dergojne femijet ne shkolle etj etj
JO DHUNE Usa
Bisedime per zgjidhjen.
Nuk e kuptoj : PSE çifutet kane 2000 vite që persekutohen ??? Ndoshta sipas ligjit te natyres për balancim !