Pse Indonezia po bllokon eksportin e vajit të palmës?

Ornela

Pasojat e pushtimit rus të Ukrainës janë të shumta si humanitare dhe shëndetësore për protagonistët e konfliktit, por edhe ushqimore dhe ekonomike për pjesën tjetër të botës, e cila duhet të përballet me sanksionet ndaj Rusisë dhe ndalimin e eksporteve nga vendet e tjera.

Përveç listës së gjatë të atyre që kanë vendosur të bllokojnë eksportet e produkteve të tyre, tani vjen edhe Indonezia. Me vendim të presidentit Joko Widodo nga 28 prilli ndalohet eksporti i vajit të palmës, vajit vegjetal më të përdorur në botë. Pse ky vendim dhe cilat do të jenë pasojat për vendet e tjera?

Arsyeja e zgjedhjes së Widodo është e thjeshtë; të garantojë furnizimin me vaj palme për qytetarët e vendit të tij.

“Ne e dimë se në afat të mesëm dhe afatgjatë kjo embargo nuk është e mirë. Megjithatë në afat të shkurtër ne nuk mund të përballojmë eksportin e produkteve që i nevojiten popullit tonë”, shpjegon Mulyani Indrawati, ministër i Financave indoneziane.

Rritja e kërkesës për vaj palme është për shkak të një reaksioni zinxhir të shkaktuar nga konflikti në Ukrainë dhe si pasojë e bllokimit të eksporteve të vajit të lulediellit, për të cilin vendi i Zelensky-t është eksportuesi i parë në botë.

Për të kompensuar këtë mungesë, e cila në mars të vitit 2022 bëri që çmimet e vajit të lulediellit të rriten me + 73% krahasuar me shtatorin 2021, prodhuesit iu drejtuan vajrave të tjerë bimorë, përfshirë vajin e palmës, çmimet e të cilëve janë rritur gjithashtu. Widodo më pas vendosi të garantojë furnizimet e brendshme (indonezianët përdorin vaj palme për gatim) në përpjekje për të stabilizuar çmimin dhe tha se nuk do të heqë embargon derisa furnizimet të jenë të shumta dhe të lira.

Ne nuk e përdorim vajin e palmës për gatim, por e gjejmë në shumë produkte të ambalazhuara si biskota, patatina, ushqim për qentë, por edhe kozmetikë dhe shampo flokësh. Prandaj, për Perëndimin, kjo embargo e shumëfishtë ushqimore do të çojë në një rritje të mëtejshme të çmimeve të disa produkteve. Sipas Bankës Botërore në mars 2022, çmimet globale të ushqimeve shënuan + 37% në krahasim me vitin e kaluar, një lajm i keq ky, veçanërisht për më të varfrit në botë.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Vaji i Palmes eshte i ndaluar me ligj special te perdoret nga industrite Ushqimore neper vendet anetaren te Bashkimit Europian.

    Vaji i Palmes si perberes i produkteve ushqimore, eshte i rrezikahem dhe kancerogjen!!!

    Lus Redaksine e G. Dita qe te informoje gjeresisht lexuesit per kete fakt qe lidhet me shendetin!!!

    MOS KONSUMONI PRODUKTE ME PERMBAJTJE Vaj Palme !!!

    • Maskara!

      Ke shume produkte ne Be qe kane vaj palme.

      • Je injorant perveç se debil: prej vitit 2017 Bashkimi Europian vendosi nje ligj te ashper qe detyron qe te gjithe prodhuesit brenda territorit, qe duhet te 1) te shmangin perdorimin e vajit te Palmes; 2) te zevendesojne kete vaj me nje tjeter Vaj te çertifikueshem si jo te demshem; 3) nese do te ishte i pashmangshem (per motive te ndryshme..) perdorimi i ketij Vaji te Palmes, prodhuesi eshte i detyruar te shkruaje ne etikete dhe ne amballazhim qe “Produkti eshte pergatitur (ose JO) me Vaj Palme”.
        Ligji qe prej vitit 2017 eshte bere i detyrueshem: mjafton te shkosh e te hysh brenda ne nje supermarket ne çdo vend te BE-se, per te pare sesi – bie fjala – edhe pakot e biskotave ose te embelsirava kane ne “ballinen” e kutise a amballazhimit shkrimin me shkronja te medha “E prodhuar Pa Vaj Palme”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *