Macron telefonon Putin, do diskutojnë për hapjen e korridoreve humanitare

J L

Presidenti francez Emmanuel Macron do të flasë me telefon me homologun e tij rus Vladimir Putin rreth mesditës me orën e Parisit, tha të martën zyra e Macron.

Sipas Reuters, megjithëse të dy folën rregullisht në javët e para pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Macron foli për herë të fundit me Putinin më 29 mars.

Thirrja e së martës do të bëhej me iniciativën e Macron dhe pas një telefonate që ai mbajti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy të shtunën, tha Pallati Elysee.

Konflikti në Ukrainë ka rrafshuar qytetet, ka vrarë mijëra civilë dhe ka detyruar më shumë se 5 milionë të largohen nga vendi.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *