“Negociatat me Shqipërinë të hapen menjëherë”/ Kryeministri italian: Duhet të lëvizim sa më shpejt të jetë e mundur

Amelda Amelda

Italia ka mbështetur së fundmi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Mario Draghi gjatë fjalës së tij para Parlamentit Europian.

Bëhet me dije se Draghi pohoi mbështetjen që Italia i jep BE për të ecur me shpejtësi në zgjerimin për të përfshirë anëtarë të tjerë, me hapjen e menjëhershme të bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke i dhënë shtysë të re bisedimeve me Serbinë dhe Malin e Zi dhe duke i kushtuar më shumë vëmendje “pritshmërive legjitime ” të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës.

“Integrimi i plotë i vendeve që manifestojnë aspirata nuk paraqet kërcënim për stabilitetin e projektit evropian. Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut në përputhje me vendimin e marrë nga Këshilli Evropian në Mars 2020”, ka thënë kryeministri i Italisë.

“Ne jemi pro hyrjes së të gjitha këtyre vendeve”, tha ai, duke shtuar “se duhet të lëvizim sa më shpejt që të jetë e mundur”, u shpreh Draghi, raporton Financial Time.

Ndërkohë, Draghi përsëriti mbështetjen e fortë të Italisë për Ukrainën dhe pranimin e saj në BE, megjithëse tha se shpresonte për një armëpushim që do t’i hapte rrugën negociatave.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Prit o prit se nuk dhjetet ngelamani se do ngele edhe sivjet,,se eshte mesuar,,nuk i ben pershtypje.
    Cilin do fusni ne BE ju?Nuk e shuhni se po shet Butrintin me PPP,si Inceneratoret,,qe ta beje kazan plerash?
    Nuk e shihni leket e taksave dhe tatimeve te qytetareve i beri rrush e kumbulla,Koncesione dhe PPP,per ceten e hajduteve qe kollondris,kurse populli mezi rron me ato rroga te ulta qe kane mbetur po ato qe nga koha Berishes?
    Ke do fusni ne BE ju?
    Keni sjell ju ne Tirane nje ekip ekonomistash qe ta kontrolloje qeverine shqiptare ku i con parate e taxapaguesve?

  • Po”‘ dritta e kuqe”,Hollande,eshte Dakord?Se keshtu Jane ndate Rolet,nje here bullgaria,nje here hollanda,nje here djallimarka,nje here franca…

  • Si fillim do merret vendimi per hapjen e negociatave, pas disa muajsh ato do hapen, pas disa muajsh te tjere do nisin rregullisht, pas disa muajsh te tjere do kerkohet plotesimi i disa kritereve, pas disa mujash te tjere do jepet rekomandimi per mbylljen e ketyre negociatave, paas disa muajsh te tjere do te merret vendimi i mbylljes se negocjatave dhe pranimi i Shq, ne EU, pas disa muajsh te tjere Shq, do hyje ne EU. Keshtu kane kaluar edhe 4-5 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *