“Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, i cili në vitin 2012 e përcaktoi Vladimir Putinin si “mrekullinë e Zotit”, bekoi raketat bërthamore në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar dhe e shpalli “luftë të shenjtë” lufrën në Ukrainë, është edhe oligark. Ai ka një pasuri të vlerësuar nga opozita ruse në rreth 4 miliardë dollarë”.
Kështu shkruan HuffingtonPost teksa ministrat e jashtëm të BE-së po studiojnë sanksione ndaj tij, si për oligarkët e tjerë.
Më 24 prill, ministri lituanez Gabrielius Landsbergis bëri thirrje publikisht për kufizime ndaj Kirillit. Por Kisha Ortodokse Ruse e cilësoi këtë kërkesë një marrëzi.
Patriarku në fjalë e ka mohuar gjithmonë të qënit i pasur, duke i cilësuar pretendimet si marrëzi. Por investigimet ndaj tij flasin ndryshe. Pasuria e tij përmendet edhe në revistën Forbes të vitit 2020, sikurse dhe në gazetën “Novaya Gazeta”. Kjo e fundit i përkiste nobelistit Dmitri Muratov dhe aty punonte gazetarja Anna Politkovskaja, që u vra pas publikimit.
“Novaya Gazeta” shkruante në vitin 2019 se bëhej fjalë për një pasuri të klerikut të lartë midis 4 dhe 8 miliarde dollarësh. Kur “Forbes France” e pyeti Patriarkun Kirill, ai u përgjigj:
“Asketizmi është mbi të gjitha i drejtuar në luftën me pasionet. Pasioni është një test, pasi mund të na përfshijë dhe të na bëjë skllevër të tij. Etja e pashuar për pushtet, për sende, për para, është shkatërruese. Prej saj njerëzimi sot po vuan”.
Por lideri fetar dyshohet se një pjesë të pasurisë e mban në Zvicër dhe në parajsa fiskale. Kirill ka gjithashtu llogari bankare në Itali, Austri dhe Spanjë. Hanna Hopki, një eksperte e të drejtave të njeriut shton se Kirill ka një vilë pranë asaj të Putinit në Gelendzhik në Detin e Zi dhe një superjaht ku ai është fotografuar me rroba banje.
Njihet pasioni i Kirillit për orët luksoze. Ky ves ka shkaktuar në të kaluarën dabate, pasi u zbulua se me photoshop zyra e tij e shtypit ndërhynte në fotot e aktiviteteve dhe i zhdukte ato nga dora e patriarkut. Në një rast, fshinë orën, por harruan të fshinin hijen e orës, duke dalë zbuluar.
Sistemi i financimit të Kishës Ortodokse Ruse është shumë interesant pasi ajo përjashtohet nga taksimi sa i përket prodhimit të duhanit dhe birrës. Mjafton kaq për të siguruar pasurinë e sipërpermendur.
Prej këtyre bizneseve, Kirilli ka në publik edhe epitetin “Mitropoliti i Duhanit”. Kirill pretendon se është i distancuar nga ky biznes i Kishës.
o.j/dita

Hahaaaa! Kirilli osht paidh some! Kirill, të qifsha grun, gocat, robt shpis!
Me zotin tend, putin mongolin, ne ferr do përfundosh
Po po po….çpaska qene . Edhe une i kam shume inate keto pasaniket….hahah…
Keta jane mafiozet, oligarket dhe ideatoret e agresioneve qe as nuk besojne as kane lidhje me fene. I kemi ketu, gjitonet tane, prifterinjve serbe e greke. Papa Françesku kujton se duke vajtur ne Kremlin do ktheje Putinin nga rruga e krimit. Keta lloj monstrash nuk kane as done as iman.
haaaa hallall ketij tipit.
Vazhdoni ju o budallenj jepini lek kishes se ne rregull jeni, haje faluni tek prifti se nga 4 miliard do ti beje 10 ai tani…
Kisha orthhodhokse ruse eshte streha dhe frymezuesja e krimineleve me gjakpires te botes,pushtuesve me te pangopur qe ka pare bota,Dinastya e Careve Romanof,qe fillojne me Ivanin e tmerrshem qe vrau te birin dhe kanibalet e cmendur pas tij car Borisi,car Pjetri,car Alexandri dhe caresha me kurve qe ka njohur bota,Ekaterina e madhe.Te gjithe keta me bekimin e kishes ruse i shtuan principates se vogel te Moskes,tokat e Suedise,Finlandes,Polonise,Gjermanise,Kaukazit,Mongolise,Siberis,Moldavise,Krimene,Kazakistanin,Turkmenine e deri ne Amerike pushtuan edhe Alasken prej inuiteve.Vetem Lenini i preu duart ketyre.Edhe kishes edhe Careve te terbuar Romanof,,I asgjesoi me acid,qe te mos ju bije fara e poshter pushtuese.
po pse o burra e mbroni…ai ka qene bashkepunetor i KGB
Prandaj besimet fetare nuk duhet te jene te varur nga shteti, se mund te behen njesh me pushtetin ose me nje kriminel te çmendur qe mund te jete ne pushtet,qe per hir te se vertetes ka patur shume bota te tille. Atehere çfar kuptimi ka feja,nese ne kasaphana te tilla nuk ndihet fare,nuk nderhyn per te qetesuar gjakrat, apo per te dhene ndihme,por me e keqja jane edhe nxites. Minimalja nje drejtues normal feje duhet te beje thirrje te mos derdhet gjak i pa fajshem dhe te nxise dialogun. Ky eshte problemi me i madh i orjentalizmit, se gjerat perpiqen ti mbajne me propagande boshe e kur nuk ju ecen se domosdo nuk do ecen, atehere perdorin forcen,dhunen psikologjike e fizike, por edhe fene per te nxitur me shume popullin, gje e cila ne oksident ka marre fund qe me Martin Luterin para 500 vitesh dhe revolucionet e shek XVIII. Ne oksident dhe SHBA liria fetare eshte e garantuar, drejtuesit e feve nuk kane frike te flasin kunder nje situate apo problematike te shtetit ne raport e komunitetin apo situaten nderkombetare. Nuk di te them per Kirilin, por nese ka probkeme me Kishen Ukrainase ate duhet ta zgjidhin me dialog e mirkuptim , jo me lufte.
Sa i pasur ore…a Ka mundesi ti beni inventari?Dhe pastaj krahasoheni me nje Ipeskv ketu ne Itali.Cfare diference Kane…
Mjer ju qe nuk dini cdon te thote kishe lindore
Ne perendim shtetet formuan kishat
Ne lindje kishat formuan shtetet
Duket si loje fjalesh por thelbi eshte krejt ndyshe
Kisha e lindjes eshte qeveria e pare per cdo shtet te tyre
Prandaj asimilimet e shqiptareve ortodokse nuk kishin alternative
Sa per kete zotnine vetem prrrndimi habitet sepse ky dhe putini nga ish agjente te kgb thjeshte ndane pushtetin gjithashtu edhe pasurine
Po janulla ?????
Njelloj si ky
Po ata qe sollen janullen ????
Njelloj dhe ata