Lajçak publikon fotografinë nga darka me Kurtin e Vuçiç brenda dhomës së negociatave

Amelda Amelda

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se do të vazhdojnë diskutimin me kryenegociatorët e dialogut më 13 maj.

Lajçak me një postim në twitter njoftoi se darka joformale ka përfunduar, për të cilën tha ishte i është mirënjohës qeverisë gjermane për pritjen.

Në fotografinë e postuar nga Lajçak shihet se kryeministri Kurti ishte duke buzëqeshur, ndryshe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

“E mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth Dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, shkroi Lajcak.

Ndryshe, në media u raportu se kjo darkë ka filluar që nga ora 19:45.

Fillimisht faqja e Kancelarit të Gjermanisë ka njoftuar se takimi mes emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak me kryeministrin kosovar, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç po zhvillohet në vilën Borsig në Berlin.

Sipas njoftimit thuhet se ky takim po bëhet për qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të dialogut.

“Për të avancuar më tej dialogun, kancelarja ftoi në Berlin edhe të dërguarin special të BE- së Miroslav Lajçak. Në mbrëmje ai takoi Vuçiqin dhe Kurtin në vilën Borsig, konak i Ministrisë së Jashtme. Qëllimi i dialogut të Brukselit është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme midis dy vendeve, e cila hap perspektivat e BE-së për të dy vendet dhe kontribuon në stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e tyre.

Borsig-Vila është një ish-shtëpi fshati e familjes sipërmarrëse të Berlinit, Borsig . Ndodhet në gadishullin Reiherwerder prej 12,37 hektarësh në anën veri-perëndimore të liqenit Tegel, i cili është pjesë e rrethit Reinickendorf të Berlinit .

Kjo vilë i përket Ministrisë së Jashtme , në të cilën janë trajnuar të gjithë anëtarët e shërbimit të jashtëm të mesëm dhe të lartë që nga fillimi i vitit 2006.

Vila shërben si bujtinë për Ministrinë e Jashtme Gjermane./Express

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • ..Nga studimi e kqyrja e fotos se publikuar ketu.., Ben pershtypje fakti qe pas shpines se Albin Kurtit…,, qendron e hapur dukshem mire nje dere-dritare qe del ne nje si lloj ballkoni… E cuditshme qe nje dere e tille nuk eshte e mbyllur..,, por eshte e hapur.., dhe pikerisht pas shpines se kryeministrit Kosovar…
    …Ketu nuk behet fjale fakti se hapja e mbyllja e nje dere-dritareje.., dje na paskesha vene ne dyshim sigurine e nje takimi teper delikat e te tensionuar…,,, : jo absolutisht qe Jo. Sepse kjo vile Berlineze me githe hapesiren e saj te jashtme shume shume te gjere.. eshte e siguruar me te gjitha mjetet e menyrat prej sherbimeve te specializuara Gjermane….!!!..
    Ne takime te tille me karakter JoFormal.., protokolli kudo parasheh qe te gjithe aksesoret e mjediseve ku zhvillohen takime nder burreshtetasve., keto aksesore duhen te jene “rreptesisht” ne “vendin” e tyre…, dmth ne kete rast: kjo dritare-dere do te duhej te qendronte e mbyllur..
    Atehere lind pyetja: perse eshte lene plotesisht e hapur?? Dhe e hapur ne menyre demostrative?…
    Hipotezat qe une do te ngrija ketu per kete argument jane te shumta po aq te cuditshme..,, por sigurisht be te njejten kohe para se gjithash do te duhet te dime nese kjo dere-dritare ka qendruar e hapur per vetem pak caste e me pas eshte mbyllur..,, apo ka qendruar e tille per gjate tere kohes qe darka ka zgjatur..(?!?)…
    Gjithesesi e nga cfaredo kendveshtrimi e pikepamjeje..,, lenia e hapur e nje aksesori te tille te nje ambienti protokollar nuk duhet konsideruar nje “lajthitje”.., nje “shkudesje” ose nje “harrese”…(!!!!?!!)…
    …5, 10, 20 minuta ose 1 ose 2 ore e hapur perseri e prape se prape…,, le vend per dyshime dhe (keq) o (mire)interpretime te “ligjshme”…,,,::: e duke filluar prej faktit “gazmor”..: se ndoshta dikush do te ishte interesuar qe kryeministri Albin Kurti te “ftohej”..(?!)..,, ose permes hapjes se dere-dritares mbi shpine e “centruar” te merrte nje te ftohur te “bombarduar” mire e mire ose ose dicka tjeter me te rende…..
    …………. Enigme…. (?!?!?!)….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *