Bill Gates për teorinë e çipave në vaksina: Nuk dua të përgjoj njerëzit

Amelda Amelda

Miliarderi Bill Gates i quajti të çmendura teoritë konspirative sipas të cilave ai kërkon të fusë çipe në trupat e njerëzve, për t’i përgjuar ata.

Në një intervistë për BBC, themeluesi i Microsoft tha se është ndjerë tmerrësisht keq kur njerëzit i kanë bërtitur në rrugë duke i përmendur këtë teori.

Ai ka qenë prej kohësh mbështetës i vaksinave, dhe ka shpenzuar miliarda dollarë në programet e vaksinimit në të gjithë botën. Por sidomos pas nisjes së pandemisë së koronavirusit, u vu në qendër të teorive konspirative nga më të çuditshme, të shpërndara masivisht në rrjetet sociale.

“Më vjen të qesh sepse është çmenduri”, tha ai. “Vërtet dua unë që të përgjoj njerëzit? E dini që kam shpenzuar miliarda për vaksinat, nuk fitoj asnjë kacidhe prej tyre, por vaksinat shpëtojnë jetë. Së fundmi disa njerëz më panë në rrugë dhe nisën të bërtisnin se unë po i përgjoja. Kjo është diçka e tmerrshme”.

a.m/dita

Share This Article
4 Comments
  • Bertasin njerezit qe nuk e kuptojne qe hane te pergjuar prej kohesh nga ju , Facebook, cartat e kreditid, smart phone, tv, computer. Pse budalla eshte Elon Musk qe bleu tweeter? Nqs donuts te mos monitoroheni how I sore nga keto ekuipment.

  • o bill
    gomari vetëm gomarllëqe beson!!
    ti vazhdo si e ke nisur!!
    këta adhurojnë masikin që vetëm gomarllëqe dhe para bën!!nuk ka dhënë asgjë asnjëherë dhe “është më i miri”!!

  • Perralla te bukura derdellit ky.

    Dhe ti antishura mos je gje kryeredaktori ketu?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *