Kjo është 52-vjeçarja Fatbardha Likrama, e cila i dha fund jetës ditën e djeshme, duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte. E ndjera u vetëflijua mesditën e të Mërkurës së kësaj jave sipas disa dëshmive ishte një femër e dhunuar prej vitesh nga bashkëshorti, vjehrra e kunata.

Në kushte të tilla pas kaq e kaq vitesh të tmerrshme dhune psikologjike e fizike 52-vjeçarja nga lagja “Vullnetari” në Elbasan kreu aktin ekstrem të vetëvrasjes, ndërsa në fillim javë, për 52-vjeçaren konfirmohet se ishte lëshuar një urdhër-mbrojtje nga policia i cilin mban datën 2 Maj 2022.
Në dëshminë e të ndjerës të dhënë një natë para ngjarjes, është thënë se kishte frikë se do ta dhunonin prandaj duhet të kishte një urdhër mbrojtje për të. Ajo natën e fundit të jetës ishte strehuar tek e motra, por ka qenë i biri 20 vjeçar që e kishte kthyer forcërisht në shtëpi.
Në momenti e aktit të vetëflijimit në shtëpi nuk ka qenë asnjëri prej familjarëve dhe 52-vjeçarja, nga kati i parë ku jetonte është ngjitur në katin e tretë dhe është vetëhedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Lidhur me ngjarjen e rëndë janë marrë në pyetje të gjithë familjarët e saj me të cilëve edhe e motra ku ishte strehuar natën e fundit si edhe mjaft fqinj të së ndjerës.
a.m/dita

Po ajo me maskara nga te gjithe paska pasur pjellen w vet. Duhet futur brenda ne burg i biri 20 vjecar. Ai vajti e mori me force tek e motra. Pjelle e keqe. Ke ne ndergjegje vdekjen e sat eme mor qen. Kush eshte ajo femer qe do doje te lidhet me ty pas kesaj? Kush nene ta jep vajzen per grua ty more kriminel e bir bastardi!
I biri ka mendu vec kush do t’i gatuaj e laj shtepine e rrobat e tij.Ne vend qe te bente dicka per te jemen , te jetonte me te e larg kafsheve si i jati ,e gjyshja dhe halla. I paste ai gjynafet.! Dhe ne fotografi e ndjera i qajne syte .