Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve shqiptare, nga fletet vjetra të votimit do të nxirret fitim. KQZ vendosi të riciklojë fletët e përdorura në 23 qershor, duke hequr dorë nga preaktika shumëvjeçare e djegies së tyre.
Fletët do të blihen me tender nga kompani të cilat merren me riciklimin dhe prodhimin e letrave, duke I kthyer mbrapsht në këtë mënyrë KQZ-së , një pjesë të parave të shpenzuara për të prodhuar fletet e votimit .
“Efektet financiare janë në favor të kësaj alternative, pra të riciklimit, është më higjenike.”
“Në radhë të parë është e rëndësishme që të ruajmë fshehtësinë e votës dhe do verifikohet deri në ricklimin e saktë. Kjo është gjë pozitove dhe në favor të riciklimit.-tha lklement Zguri.
“Do të jetë një komision nga administrata e KQZ-së i cili do mbajë një procesverbal pas çdo asgjesimi.”-tha Erinda Dobrushi.
“Komisioni qendror i zgjedhjeve vendos që të asgjësojë fletët e votimit të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të daëtës 23 qershor 2013 duke përdorur mënyrën e riciklimit të letrës. Katër vota pro, miratohet.-tha Lefteri Lleshi.
Riciklimi përvecse me kosto me të ulët për KQZ-në, ka pasoja pa negative për ambientin. Për zgjehdjet e 23 qershorit u prodhuan 3 milion e 300 mijë votimi, që kushtuan poërafësisht 41 milion e gjysëm lekë.
KQZ caktoi një fond prej 3 milion lekësh de 50 persona për të hapur kutitë dhe bërë gati fletët për riciklim brënda 2 muajsh.
