Duke folur në mbledhjen vjetore të aksionerëve të Berkshire Hathaway 2022, CEO Warren Buffett, përsëriti këshillën e tij të mbajtur prej kohësh se një nga mbrojtjet më të forta kundër inflacionit është mprehja e aftësive.
“Gjëja më e mirë që mund të bëni është të jeni jashtëzakonisht të mirë në diçka,” tha 91-vjeçari. Duke përmendur profesione si mjekët dhe avokatët si shembuj, Buffett tha se ”[njerëzit] do t’ju japin disa nga ato që prodhojnë në këmbim të asaj që jepni”.
Buffett shtoi se aftësitë, ndryshe nga monedha, janë të qëndrueshme ndaj inflacionit. Nëse keni një aftësi që është në kërkesë, ajo do të mbetet e kërkuar pavarësisht se sa vlen dollari.
Është këshillë e ngjashme me atë që Buffett ndau në vitin 2009, kur tha “gjëja më e mirë për të bërë është të investoni në veten tuaj”.
Në atë kohë, Buffett tha gjithashtu se gjëja tjetër më e mirë që një person mund të bëjë është të investojë në “një biznes të mrekullueshëm” që bën produkte që janë të kërkuara pavarësisht nga performanca e dollarit.
o.j/dita

Ti qeke plak kurve.