FOTO: Deputetja jep dorëheqjen pasi u kap “mat” duke blerë të brendshme 2 mijë euro

J L

Deputetja e partisë franceze në pushtet, e cila shpenzonte mbi 2 mijë euro në muaj për rroba dhe të brendshme prej mëndafshi nga xhepi i taksapaguesve francezë, ka dhënë dorëheqjen.

Bëhet fjalë për Coralie Dubost, deputeten dhe nënkryetaren e partisë në pushtet “LREM” të presidentit Emanuel Macron.

Pas kontrollit të shpenzimeve të saj, rezultoi se Coralie Dubost shpenzonte më shumë se 2 mijë euro në muaj për të brendshme dhe rroba, para këto nga taksapaguesit francezë.

39-vjeçarja Coralie Dubost, e cila ishte zgjedhja personale e presidentit francez, u zgjodh deputete në Montpellier në vitin 2017.

Një vit më parë, emri i saj pushtoi shtypin francez pasi u bë e ditur se lidhja e saj romantike me ministrin e Shëndetësisë së Francës, Olivier Veran përfundoi.

Sipas një analize të shpenzimeve të saj, të publikuar nga faqja kërkimore Mediapart, Corali bënte blerjet e të brendshmeve deri në 2000 euro, veshje dhe udhëtime me shpenzimet që shkonin deri në 5374 euro në muaj, të cilat i ka marrë si deputete dhe të cilat kanë të bëjnë me detyrat zyrtare të delegatëve në Asamblenë Kombëtare Franceze.

Paga vjetore e eurodeputetëve francezë është rreth 86,000 euro , rreth 7,200 euro në muaj.

I njëjti raport zbuloi se, në vitin 2019, ish-deputetja e partisë në pushtet (LREM) filloi të merrte kredi për të financuar stilin e saj luksoz të jetesës.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Nuk ka ne bote nje pale breke 2000 Euro . Por e pa rendesishme , po ketu ne Shqiperi sa politkane , gjygjtare e prokurore e deputete e gazetare kane bere vila milioneshe ne bregdet . Por eshte me e dhimbeshme se i kane ndertuar ne troje te vjedhura , ose peshqesh nga zoti i madherishem komandari .Kjo dha doreheqje , kurse keta tanet duhet ti sekuestrohen te gjitha e ti fusni ne burg papilonin 313 .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *