Për historibërjen të bërë çorap!

anazapta

Në një debat mbi rishkrimin e Historisë, zhvilluar në një prej televizioneve informative, ishdrejtoresha e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika, ka lënë të nënkuptuar se mënyra se si është bërë histori vitet e fundit përgjatë tranzicionit, mund të çojë në një ndihmë nga jashtë dhe në këtë lëmë, që nuk teprohet të thuhet se është bërë po aq çorap sa dhe dhe të tjerë lëmenj të jetës sociale shqiptare e institucionale shqiptare.

Për të qenë korrekt, znj. Nika u shpreh për nevojën e një kontributi që mund të japin dhe të huajt për Historinë tonë, duke qenë se janë dhe më të “ftohtë” se ne, ku kryesisht politika, por dhe indikacione të tjera jashtë sferës së politikës, kanë bërë që të jemi shumë emotivë në të shkruarit e Historisë.

Por kjo “ndihmë” nuk ka munguar. Pak vite më parë, historiani zviceran Oliver Jens Shmid, botoi një monografi për Skënderbeun, që shkaktoi një tërmet në mendimin historiografik shqiptar. Edhe pse u tentua që veprës së tij t`i bëhej një kritikë profesionale, nuk munguan shfaqjet emotive nacionale, duke e shpallur historianin zviceran edhe armik të shqiptarëve, plotësuar kjo me gjysmën tjetër, shpalljen njëherësh mik të serbëve.

Rasti Shmid tregoi se klishetë tona në historibërje nuk vijnë thjesht nga ndikimi politik, por sa nga  ndikimi ende i fortë i shkollës me baza krejtësisht ideologjike të i Komunizmit, që e përcaktonte me detyrim se kush duhej të ish i miri dhe kush i keqi, kush  atdhetari e kush tradhëtari, kush shqiptari e kush antishqiptari, ku më pas puna e historianëve ishte vetëm realizimi me gjithë format e mundshme e direkativave përkatëse, e sa nga impakti i fortë nacionalist që nuk lë vend për qasje akullsisht shkencore në historibërje.

Sakaq, historiani tjetër i njohur Pëllumb Xhufi është shprehur shumë kritik ndaj faktit se në Muzeun Kombëtar, periudha e socializmit nuk përfaqsohet në asnjë pavion. Xhufi është shprehur dakort me ngritjen e pavionit të persekucionit komunist, por ai regjim sipas tij, përfaqsohej dhe me shumë aspekte të tjera zhvillimore, që nuk ka pse mos i thuhen dhe i ekspozohen publikut. / E.H.

Share This Article
4 Comments
  • Alban,
    se paku e lindur, Nevila eshte dere fisnike…do duhej ta dije kete.

    Pastaj, ne udhe e siper, duke pasur te bej edhe me pseudonime te tille, mbase eshte budallepsur pak edhe ajo!!!

    Po, behu korrekt, Alban (dhe nuk ke faj se autori i shkrimit, perderisa merr persiper te theksoj deklarimet e dikujt, do duhej te ishte sa me i sakte. Gje qe nuk e ben. Nuk e ben dot, jo se nuk do ta bej. Kaq ia pret, kaq di…)

    ta merre mendja qe kishte diferenca mes Pellumb Xhufit, dere e bukur edhe ai, por i lodhur ca nen komunizem, dhe Neviles.

    Nevila nuk sugjeroi ta shkruanin historine shqiptare te Huajt. Jo.

    Nevila u shpreh qe te fillohet te mendohet qe historine tone te mund ta shkruajne moshe te reja, me studime ne shkollat e medha te botes, qe, te kthehen ne Tirane, te njohin arkivat e botes, dhe nen metodologji te historianeve a pedagogeve te shquar te Botes, te provohen ne mund ta shkruajne ata, sa me realisht, kete histori.

    Pak a shume: Ne qe jemi ketu brenda, qe vijme nga ajo kohe, zor se e shkruajme dot realisht. Le te provojne keta te breziit qe vjen, me fryme perendimore…

    Ka te keqe ketu Alban?
    Apo jo, E.H., a ishte keshtu fjala?

  • Mos e merni kaq seriozisht ate qe thota z,.Nika Eshte shume, shume e vogel si kapacitet intelektual per te thene gjera te mencura. Eshte e verete qe ka nje jete te tere ne Arkivin e shtetit, por kjo nuk do te thote se ajo di gjithcka gjendet ne fondet e ArkivitPo, nje gje ka bere mire, i ka sherbyer me se miri. Permblodhi dokumente per te nxjere ne pah gjyshin e saj nga babai Kadri Hoxhen(Prishtinen) sikur ky ishte me i spikaturi per tu reklamuar ne 100 vjetorin e pavarsise. Moderatoret televizive boll i dhane nje vend te pamerituar.

  • Per fat, Nevila Hoxhen e njoh qysh femije; bente hartime shume te ndjera per shokun Enver; por shkelqimin e saj e arriti me hartimet e mrekullueshme per Ali Baba Saliun dhe ceten e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *