Rezoluta e Berishës për zgjedhjen e presidentit, reagon PS: Nuk njohim asnjë instancë që buron nga shkulmi anti-amerikan

Amelda Amelda

Partia Socialiste ka reaguar pas miratimit të rezolutës së Kuvendit Kombëtar të PD-së, ku mandatonte Rithemelimin, për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Elisa Spiropali thotë se grupi parlamentar socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve në fjalë dhe një kujtesë nga ana jonë: Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë”– shkruan Spiropali.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *