Gjobë të parregullt qytetarit, procedim disiplinor 2 efektivëve të policisë rrugore

editor

Policia e shtetit njoftoi sot se nisi një proçedim disiplinor për dy efektivë të policisë rrugore per gjobitje të padrejtë ndaj një qytetari. “Pas denoncimit të bere sot ne gazetën DITA lidhur me një masë administrative (gjobë) të parregullt që i ishte vendosur një qytetari ka nisur menjëherë verifikimi lidhur me këtë rast. Nga verifikimet ka rezultuar se gjoba është përpiluar me mangësi, ku në fletën e gjobës me nr. serie 1342514 është shkruar gabimisht data 08.10.2014, ndërkohë që masa administrative është vendosur në datë 08.02.2014 në rrugën “Ali Pashë Gucia”, Tiranë. Gjithashtu Proces –verbali i konstatimit është shkruar me gërma dore dhe jo me gërma kapitale si dhe me gabime drejtshkrimore, në kundërshtim kjo me Udhëzimin e Ministrit të Punëve të Brendeshme Nr. 687 datë 05.12.2013 “Për mënyrën e evidentimit dhe shqyrtimit të kundravajtjeve administrative, procedurat që ndiqen për masat administrative plotësuese, administrimi i gjobave dhe pasqyrat statistikore në fushën e qarkullimit rrugor”. Nisur nga sa më lart, Policia e Shtetit, ka nisur procedimi disiplinor për agjentin verifikues, oficerin e patrullës së përgjithshme, Inspektor Bashkim Çeça si dhe për eprorin e drejtpërdrejtë të tij, specialist në seksionin për rendin publik, Nënkomisar Ylli Karaj – thuhet në një njoftim zyrtar të policisë.

****

Gjobë në “Ali Pas Guxia” për parkim te “takësivet” në datën…8 tetor 2014

Nuk presim që ata të shkëlqejnë në bukurshkrim. Por kjo fletë gjobe e prerë në Tiranë duhet ta bëjë të ndihet keq çdo punonjës policie që ka sadopak respekt për gjuhën e nënës.

E para, data është komplet një lajthitje: Gjoba mban datën 8.10.2014 pra i përket…tetorit të këtij viti që do dhe 8 muaj të mbërrijë. Me sa duket, polici ka dashur të shkruajë janarin në formën “moderne dyshifrore” por nuk e ka ditur që zeroja vendoset para njëshit dhe jo e kundërta 🙂

E dyta, vëreni si e shkruan emrin e rrugës Ali Pashë Gucia: “Ali Pas Guxia”. Ndoshta ka munguar në orën e abetares kur janë mësuar  “sh-ja” dhe “xh-ja” 🙂

Dhe për t’i vënë kapak, vini re lëmshin me gërmat nistore në fjalët që përshkruajnë arsyen e gjobitjes. Kurse fjala e fundit duhet të jetë ndonjë lloj automjeti i saposhpikur me emrin “takësivet”. Të ketë të bëjë me takën vallë? Apo me taksiratin? 🙂

gjoba 2

Share This Article
35 Comments
    • hiqini keta idiote nga pune te tilla ku reflektojne drejtperdrejt tek qytetari nivelin e tyre skandaloz ne komunikim, me shkrim a goje.
      per meshire vejini te bejne supe ose te qerojne patate sa per te marre nje rroge. por hiqini mor nga policia se late nam

          • Polici Bashkim Ceca paska qene oficer ?!

            (M’u zberthyen brinjet nga te qeshurat :Oficer dhe Inspektor ne patrullen e pergjithshme )

            Hajde diplome, hajde. Ma c’a e meritoi i ‘mjeri’ ?!

            Ardhte nje dite e mbarofte ‘humori me police’ !

    • Dy gjera me theksu..
      1. Nga bibla…”kush nuk ka bere mekat le te hedhe gurin e pare”…
      – Pra kush nga ju ketu ne kete forum nuk ka shkruar dicka gabim ne nxitim e siper apo ja ka futur ndonjehere kot se koti.
      Padyshim gjithkush pret qe nje Polic i shtetit shqiptar te kete nje kulture mesatar dhe dijeni modeste lidhur me historine e vendit. Kjo per mua tregon edhe derexhene se ku eshte katandisur edhe shkollimi i pergjithshem ne vend
      2. Kujtoj qe Tahiri permendi pikerisht fenomenin e shmetuar te nje perqindjeje te larte te policeve qe duket se nuk kane mbaruar as shkollne e mesme apo fillore. Ky eshte turpi nyne i perbashket dhe pergjegjesi e atyre maskarenjve qe kane drejtuar policine e shtetit ne keto 23 vjete.

      Ne fund – ajo qe me duket me e rendesishme (pas humorit me shkrimin e policite te ngrate) eshte zbatimi i ligjit dhe, uroj, pagesa e gjobes nga qytetari. Mes nje polici pak leshko qe zbaton ligjin dhe nje Polici me doktorature (nga ato te Qenefit te Cilit dhe si te Topallit) qe i sherben padronit te rradhes une preferoje kete te parin

  • Mos i shiko gunen por punen ,Si duket ste vjen mire qe ke mare gjoben,Kryesorja eshte te zbatohet ligji .pa heren tjeter polici do ta shkruaje me bukur

    • kryesorja eshte qe SHTETI te mos reflektoje injorance o komentues me emrin Sali. Dhe ne kete rast ky xhaxhi me uniforme eshte perfaqesues i shtetit. Turp dhe turp. Nuk me duket fare per te qeshur.

  • Gabimi ne date e ben cdo dokument zyrtat ”null and void” duke ja humbur referencen ne kohe, qe eshte kryesorja, e automatikisht i bie fuqia ligjore. 1-2 gabime te vogla gramatike dhe falen, kur mbushet e shume te tilla, behet dokument i paligshem, ne efekt s’mund te veprohet bazuar ne te. Kam qene shume kurioz te shihja nje Gjobe (flm-Dita) e do doja te shihja nga pas flete-gjoben. Ku jane procedurat e apelit, menyra e pages etj.

    Kjo ”flete” nuk nderon asnje institucion qe e ka leshuar ate. Po marr dicka shpejt, juristet ti futen me thelle:

    – Proces -Verbal, eshte fjale ”madhe” perdorur nga gjykata, policia etj. Ose per ” fjalet e dokumentuar ne nje mbledhje” ne procedime kriminale e civile, por ne nje ”dokument trafiku” nuk shkon qofte dhe nga M. e Brendshme.

    Shqip kemi Flete-Gjobe, paster e thjeshte. Eshte nje problem trafiku, asgje me teper!

    ” Te gjobitet me” eshte urdherore, duke i dhene fuqi ekzekutive personit qe leshon kete ”proces-verbal” Sa larg shkon fuqia e tij?

    “Adresa” – nuk vihet Tirane/as Shqiperi. Ne e kap personin e jep te plote, ne jo ngelet bosh.

    “Shkelesi” – kjo eshte shume e rende. As shkeles e as kundra-vajtes por Shoferi!! Me nje term te pa-menduar e kriminalizon qytetarin e thjeshte, i.e. i heq dhe te drejten e Apelit. Nese ai fiton c’ti themi? Nese paguan, merr fajin mbi vete por jo keshtu.

    Tipi i makines eshte 1. por duhet dhe ”nen-tipi” ka Opel por Opel-Astra eshte e plote.

    Ne nje perfundim te thjeshte, punonjesi i Shtetit nuk percakton kundra-vajtjen ai e vezhgon dhe gjobit per te, cdo gje me pas kalon ne process administrativ ose/dhe ligjor. Kur do ti marresh parate Qytetarit (taksa-paguesit/atyre qe paguajne Rrogen e gjithe personelit te M. Brendshme) duhet ti paraqitesh me serizitet, e formulim te qarte Ligjor.

    Shkrimi e si ”spellon” personi per mua eshte shume me pak shqetesues se paraqitja/formulimi i ketij dokumenti. Gazetat duhet te merren me shume ”me vogelsira” te tilla, qe ne si qytetare te kuptojme te drejtat tona, masat mbrojtese qe kemi e te shtojme llogari-kerkimin ndaj shtetit. Flm.

    • Gjykim teper i sakte dhe i drejte. Nje flete gjobe e tille ne Amerike psh del komplet e pavlefshme dhe per rrjedhoje nuk paguhet. Policit me kete formular i jepet edhe e drejta e gjykatesit pasi polici ja leshon kete flete gjobe “shkelesit”. Pra nga vete termi i perdorur konsiderohet e sigurte qe kushdo qe merr nje flete gjobe nga ky bllok e ka shkelur ligjin. Biles e ka shkelur perpara se ta marre gjoben sepse formulari e thote kete perpara se kjo flete te plotesohet. Por ne nje shtet demokratik nuk je fajtor derisa te konsiderohesh i tille nga gjykata.

      Si mesim i mire per shtetin
      1. kjo gjobe per mendimin tim nuk duhet paguar
      2. ai qe e ka leshuar duhet te skualifikohet nga radhet e policise
      3. shteti duhet te ndryshoje terminologjine e formularit
      4. qytetarit duhet ti jepet gjithmone mundesia per tu mbrojtur e per te thene versionin e vet perpara nje gjykatesi

      Vetem atehere mund te themi se po bejme shtet dhe ky shtet eshte i qytetarit dhe jo i qeverise.

      • Flm Edi/Mat e gjithe cunat/gocat qe e trajtuan seriozisht kete problem. E drejta dhe shteti ligjor vjen vec duke kerkuar ate qe te takon.

  • Ketu vetem nje gje te mire ka, pasi Petrit Xhepi, qe eshte gjobitur, eshte Shefi i Rendit dhe Sigurise Publike ne Librazhd, pra po gjobiten te gjithe tani, dhe oficeret e policise qe shkelin ligjin. Kete Bashkimin, qe ka vene gjoben do ta cojme edhe nje here ne fillore

  • Pavaresisht se duket qe ky punonjes policie shpreh mangesi ne drejtshkrimin e gjuhes shqipe, duhet edhe ti mirkuptojme pasi nuk eshte e lehte te shkruash thjesht duke mbeshtetur doren mbi bllok njekohesisht te besh bukurshkrim . Ne shume raste kjo gje ndodh edhe mes debatesh me qytetaret . Nese i eshte prekur interesi ndonji punonjesi te gazetes suaj kjo eshte ceshtje tjeter . Gjithsesi ka vend per permiresime .

  • Dhe Muc Nano lodhet te na mbush mendjen qe s’na do Europa, kur ne nuk duam veten.

    Me te drejte zoteria me lart theksoi (PAB), por po e ritheksoj dhe une : Pavaresisht formatit qe te quhet dhe te jete i vlefshem nje ‘proces verbal’ ka nevoje domosdoshmerisht per dy firma , qofte edhe duke e refuzuar por firmosur ate,pasi eshte pasqyre e sakte verbale me te dhena te sakta per te cilat dakortesohet.

    Polici qe e ka plotesuar nuk ka probleme me kaligrafine dhe ortografine, por ka ma aresimin e tij ,pra rrezik te kete ndonje diplome te blere te aresimit te mesem.Dhe nga nje polic i pakulturuar prit kulture ne komunikim per te argumentuar shkeljen e ligjit.

    Detyrimisht ky lloj polici qe edhe emrin e tij e shkruan “Bashki…” edhe uniformen,edhe tualetin,edhe pamjen do t’i kete te deformuara.

    Garant eshte i pashkolluar !!!

    Keta te gricin nervat e te ngrene leshet perpjete !!!

    • Shtese se e harrova :

      Perderisa polici Bashki shkruan ‘shoferi jo prezent’ ,ku e gjeti emrin e drejtuesit te mjetit Petrit Xhepi ?! …

      Edhe kjo nuk vjen ere e mire !

      • O Mat,
        Mirë polici që shkruan me gabime drejtshkrimore, po pronari i Benzit me targa shifrore 444, (këto janë shifra të zgjedhura dhe nuk i ka kushdo…), a ka ndonjë gabim pse është parkuar në vendqëdrimin e taksive?
        Tjetra: sa për emrin e pronarit të mjetit, identifikohet në kohë reale, duke komunikuar me sallën operative të policisë rrugore. Personeli përkatës konsulton bazën informatike të të dhënave: pronar, adresa e tij, tipi i mjetit, numri i shasisë, madje edhe sa gjoba të paguara e të papaguara ka mjeti në fjalë.
        O Mat!
        Ja gabimet e tua, (pa logaritur munesën e “ë”-ve):
        1. Shkruhet Muç dhe jo “Muc”.
        2.Shkuhet të na mbushë dhe jo “të na mbush”.
        3.Shkruhet arsim dhe jo “aresim”.
        4.Shkruhet grricin dhe jo “gricin”.
        5.Shkruhet leshtë dhe jo “leshet”.
        A e kupton o Mat se je më keq se polici?

        • hasan dami: shkruhet mungese dhe jo munese,,,,,,,,,,korigjo veten para se te korigjosh te tjeret o cone,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!

  • Proçes verbal

    data : 36 gusht 120 para Krishtit
    rruga : Aliu pas Gardhit
    Automjeti : me kater rrota
    drejtuesi : ikur ne drejtim te paditur
    Tipi i automjetit : Deng Feng
    Targa : AA nuk kam sy me e pa
    Te gjobitet me : katerdhet napolona dhe dy oke fasule

  • Mos ja fusni katunit kot, gabimet edhe mund te behen, por une jam vet ne perendim, kur e parkoj ku ndalohet, kur i kalon afati i parkimin, sme pyet njeri, por gjej nje leter tek xhami perparme, ku shenohet vetem data, ora dhe vendi.

  • Histori te verteta n’dermjet nje Polici dhe Qytetari.

    Polici: ne posto’bllok ndalon nje qytetaré dhe i thoto per dokomentat.
    Qytetari:urrdhero z.polic dok…, pak shpejt z.polic se po shkoje ne pune dhe me behet vone.
    Pollici: z. qytetare rri urte se e dije une at pune.
    Qytetari: OK !, te sygjerova diçka qe te keshe parasyshe pasi dokumentat jane ne rregull.
    Polici: a merr vesh ti apo jo mbylle at goje.
    Qytetari. ishte i shoqerumé me nje tjeter dhe i thote sa i trash qenka ky Polici.
    Polici i pergjigjet , te shikosh vellain tim sa i trashe eshte,(Polici e kupton gjoja si trup i madhe).
    DHe te njejten kohe pasi mbaroje kontrollin e dokomentat .
    Qytetari i kerkon policit se sa eshte ora,
    Polici i pergjigjet 7 pjestim per 45 dhe jo 7 e 45, pasi ora ishte elektronike.

  • Injorante ishin edhe baballaret e komunistave ne 45` por pronat dhe florinjte ja moren popullit,
    po keshtu po kerkojne ta mbushin buxhetin dhe te rregullojne mirqenien keta bijte e tyre ? Duke grabitur ?

  • o “toni i madhe” ça e ke kte policin ti shoku???
    ky polici dhe thot qe pronari i mjetit nuk esht “prozent” dhe ja ve emrin Petrit Xhepi qe na dilka qe qenka shef rendi ne Librazhd…. fakt qe te gjith policat e njohin njeri tjetrin prandaj dhe kur udhetojne nga nje qytet ne tjetrin e vendosin kapelen te xhami i makines qe te njohi soji-sojin.
    gjermoni i thot BENZ, malsori i thot REXHIN, kurse polici i thot BENX.

  • Merini në provim për menyren e mbushjes se nje dokumenti dhe ja ku e kini testin për të qëruar injorantë të tillë nga policia!? Policia me injorantë është reflektimi i parë për të kuptuar me ç’lloj shteti ke të bësh?

  • z.Tairi kur shikon nje polic rrugor me igjer se i gjat tevjen turp tishikosh dhe kur shikon djem e vajza te reja dhete te shkolluar qe flasi tre gjuhe te huaja dhe jan pa pune kjo z.Tairi eshte turp i madh per ju dhe z.minister dilni dhe shikoi ne rruge kta polica qe ju thash me larte. Ju falemi nderit.

  • Ketu ne korc rruges shikon te njejtet polic te saliut. bej cudi si ka mundesi qe i mbajne akoma .te ndalonin e te gjobisnin kot ose te jepnin ndonje bidonk kokakol e te thoshin mbushe kete me bezin qe mos te denojm. keta jan policet qe jan rruges akoma injorantet e berishes qe rama i mban akoma ne detyr.

  • Rezultat!

    Kurre s’do nenvlehtesuar forca e Opinionit Publik.

    Dita e keni filluar mire…dhe rendesia e nje lajmi, te vogel a te madh, qendron tek pasqyrimi ne kohe i tij. One issue at a time, insistoni e insitoni deri ne fund. Sic thuhet ”Hang on to…like a terrier” edukohet publiku e vetja, e ne ju mbeshtesim me sa mundemi.

    Per publikun, pasi jep voten nje here ne 4 vjet, Media ngelet mekanizmi mbikqyres. Ne nje demokraci te brishte si e jona… eshte me vlere vitale.

    Ju lutem mos na zhgenjeni dhe ju!

    Me pas te mesojme konceptin ”taksa-pagues” e ne fund te ”eleminojme” I love Edi/Sala, deri sa te stampohet ne te gjithe mendjet/mediat/shprehite tona (e te tyret) se jane aty vec per 4 Vjet!

    Ata e kerkuan postin.
    Ata kane nevoje per ne.
    Kane nje shanc te vetem.
    Ai qe paguan rrogat, Taksa-paguesi Shqiptar, ai kerkon llogari.

    faleminderit.

    p/s/ sillni prape ceshtje gjobash, gjyqi, korrupsioni etj.

  • Te largohen nga puna keta analfabete,cfar mase disiplinore flet ministria ,se ju te Rilindjes me duket se ato 1 milion vota po beni
    nje dore gjume

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *