Studimi amerikan: Si mund të vijë pandemia e rradhës!

Amelda Amelda

Një studim i Universitetit të Xhorxhtaunit ka dalë në përfundimin se pandemia e radhës do të ketë lidhje me ngrohjen globale.

Ndryshimi klimatik do të detyrojë kafshët e egra që të ndryshojnë habitatin e tyre dhe të transferohen në rajone të populluara nga njerëzit. Kur kjo gjë të ndodhë, kafshët do të transmetojnë te njerëzit viruse të reja.

Studimi, i botuar më 28 prill në revistën “Nature”, tregon migrimi i kafshëve do të bëjë që viruse të tilla si ebola ose koronaviruse të përhapen në zona të reja. Sipas hulumtimit, “shumica dërrmuese e 10 000 llojeve të virusit që kanë aftësinë të infektojnë njerëzit qarkullojnë në heshtje” te gjitarët e egër.

Një nga kërcënimet më të mëdha do të jenë lëvizjet migratore të lakuriqëve të natës, kafshë që shpesh shkaktojnë viruse të përbashkëta. Studimi tregon se aftësia fluturuese e këtyre kafshëve do t’i lejojë ato të udhëtojnë në distanca të gjata dhe të përhapin viruse të reja në më shumë zona, veçanërisht në Azinë Juglindore.

Shkencëtarët fokusohen te lakuriqët e natës kur flasin për pandemitë e ardhshme. Vëzhgimi i lëvizjeve të këtyre kafshëve mund të ndihmojë në parashikimin e shfaqjeve të viruseve të reja te njerëzit.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Duhet te rehabilitoni figuren e lakuriqit te nates sepse tani dihet boterisht se pandemia rrodhi nga laboratori ku beheshin modifikime dhe eksperimente me future virale te nje virusi. Kshuqe pandemia tjeter nuk mund te dale vecse nga nje laborator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *