Katër automjete janë djegur gjatë natës në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, në vendin e quajtur “Tek Bexhisteni”.
Mjetet kanë qenë të parkuara, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Nga hetimet paraprake rezulton se në njërën nga makinat është hedhur lëndë djegëse, ndërsa më pas flaka ka përfshirë edhe tre mjetet e tjera.
o.j/dita
