Vetëvrasja e 31-vjeçarit në komisariatin e Kavajës, lihen në burg tre policët! Avokati: Masë e padrejtë, ka pakujdesi jo faj!

Amelda Amelda

Gjykata e Kavajës ka vendosur të lërë në burg tre efektivët të cilët kishin për detyrë mbikëqyrjen e 31-vjeçarit në qeli, pas aktit të vetëvrasjes nga ana e tij. Ata akuzohen se nuk morën masa për parandalimin e ngjarjes

Bëhet fjalë për Bexhet Berberin, me detyrë inspektor, Rushit Kola, me detyrë inspektor dhe Petrit Brahimaj, me detyrë nënkomisar. Mësohet, se Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje tek dhoma e paraburgimit, ku i riu kreu vetëvrasjen.

Avokati i 3 policëve Petrit Ismaili, tha se masa ishte e padrejtë, pasi ata nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore.

“Nevojat e sigurimit nuk janë për këtë masë edhe në raport me veprën. Ka pakujdesi, por jo faji, nuk janë të rrezikshëm për shoqërinë. Kërkuam një masë më të butë.”, u shpreh avokati.

Kujtojmë se 31-vjeçari ishte arrestuar më 4 maj rreth orëve të pasdites pasi dyshohej se kishte vjedhur një makinë qepëse dhe prerëse pllakash.

Arrestimi i tij kishte ardhur me kërkesë të Prokurorisë së qytetit, e cila, pasi kishte analizuar shenjat e gishtërinjve në një banesë të vjedhur, ka dalë në përfundimin se ato i përkisnin Ilvi Metës. Nga ana tjetër, babai i djalit, në një prononcim për mediat tha se të birin e kanë akuzuar për një derë alumini, ndërsa i bëri thirrje autoriteteve të hetojnë rastin pasi akuzoi policinë.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Per vjedhie te nje makine qepese apo nje prerese pllakash arestohesh edhe denohesh.Per pakujdesi ne mbikqyrjen e te ndaluarit ndalohesh edhe mund te ndeshkohesh.Per grabitje te pasurise te popullit dhe vrasje jo vetem nuk ndalohesh por behesh deputet,minister e deri k/minister.Per pakujdesi ne ruajtje te parave te popullit ne banke,jo vetem nuk denohesh e del i pafajshem por merr edhe miliona demshperblim.Ky eshte shteti i te drejtes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *