Brendësia e Tokës po ftohet më shpejt nga sa kemi vlerësuar më parë, sipas një studimi të fundit, duke shkaktuar pyetje se sa gjatë mund të jetojnë njerëzit në planet.
Nuk ka një kohë të saktë për procesin e ftohjes, i cili përfundimisht mund ta kthejë Tokën solide, të ngjashme me Marsin. Por rezultatet nga një studim i ri, i botuar në revistën e rishikuar nga ekspertët Earth and Planetary Science Letters, fokusohet në atë se sa shpejt mund të ftohet bërthama duke studiuar bridgmanite, një mineral që përcjell nxehtësinë që zakonisht gjendet në kufirin midis bërthamës së Tokës dhe mantelit.
“Rezultatet tona mund të na japin një perspektivë të re mbi evolucionin e dinamikës së Tokës. Ata sugjerojnë se Toka, si planetët e tjerë shkëmborë Mërkuri dhe Marsi, po ftohet dhe po bëhet joaktive shumë më shpejt se sa pritej.“- tha profesori i ETH Cyrih Motohiko Murakami, autori kryesor i studimit, në një njoftim për shtyp.
Kufiri midis bërthamës së jashtme të Tokës dhe mantelit është vendi ku ekziston ndërveprimi i brendshëm i nxehtësisë së planetit. Ekipi shkencor studioi se sa bridgmanit përçon nga bërthama e Tokës dhe zbuloi se rrjedha më e lartë e nxehtësisë vjen nga bërthama në mantel, duke shpërndarë nxehtësinë e përgjithshme dhe duke u ftohur shumë më shpejt nga sa mendohej fillimisht.
“Ky sistem matjeje na lejon të tregojmë se përçueshmëria termike e bridgmanitit është rreth 1.5 herë më e lartë se sa supozohej. Ne ende nuk dimë mjaftueshëm për këto lloj ngjarjesh për të përcaktuar kohën e tyre”.- tha Murakami në deklaratën për shtyp.
a.m/dita

Njehere,Ngrohja globale,,tani del ftohja globale.
Po le te ftohet,,s`kemi cfare i bejme.
Stop nxjerrejs se naftes nga nentoka!
Ashtu me te lumte, mos hani as buke dhe shkoni neper shpella ju idiotet e “gjelber”.
Kjo do te thote se berthama e tokes nuk dote ftohet me per 200 milion vjet, por do te ftohet per 100 milion vjet.
Keq e kemi punen! Si do tja bejme?
Po ngrohet apo po ftohet?! Nuk merret vesh asgje! C’jane keta ”shkencetare” me keto informacione idioteske?! Une e kuptoj se ky eshte nje lajm çorodites dhe per te vjedhur kohen e lexuesit…
Kjo u be si puna e gomarit, sido qe t’ia japesh ujin ke per ta demtuar, ia dhe te ftohte, e ftohe, ja dhe te nxehte, e dogje. I ziu gomar, thuaj, si do t’ia beje?
o lexues, me sa shoh, ju lexoni cdo lajm, ok, pa problem!
“problemi” fillon kur reagoni ndaj nje lajmi qe nuk e kuptoni!!!
jo me kot ka dale edhe pulla “+18”.
po me duket duhet edhe pulla “jo per te gjithe”.
mire o gjeoshkenca qe qeke i specializuar per te gjetur ku fillon problemi!!
po a nuk te duket ty, meqe e kuptoke problemin, qe ky lajm eshte pa pike interesi per publikun e gjere!!
se edhe gazeta ben mire te botoje lajme me interes per shumicen e popullit!?!
se pastaj populli e kupton a s’e kupton, thote me lesh a pa lesh bereqaves si ta kesh!!
sa per pullat, tek dera e shtepise, apo apartamentit tend vere nje pulle “ruhuni nga problemi”!!